Plazh ne CANJ – DUBROVNIK – BUDVA – KOTOR -HOTEL Montenegro Canj 4*
** Durbvonik
** 3 ishujt e Dubrovnikut
** Kotor
** Budva
** Ploce
** Plazhi Mbretereshes
** Ishuli Hawai
.
MUAJI QERSHOR
Nisje 26 Qershor — 6 Dite (5 Nete) — çmimi 249 €
MUAJI KORRIK
Nisje 1 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 299 €
Nisje 6 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 299 €
Nisje 11 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 319 €
Nisje 16 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 319 €
Nisje 21 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 319 €
Nisje 26 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 319 €MUAJI GUSHT
Nisje 1 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 319 €
Nisje 6 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 319 €
Nisje 11 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 319 €
Nisje 16 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 319 €
Nisje 21 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 319 €
Nisje 26 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 319 €
Nisje 31 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 299 €MUAJI SHTATORNisje 5 Shtator — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 299 €
Akomodimi në hotel Montenegro 4 Yje ne Canj, buze plazhit!
PROGRAMI I DETAJUAR
DITA 1: Plazh ne CANJ

-Nisja nga Tirana ne oren 6:00.
-Nisja nga Durresi ne oren 5:00.
-Nisja nga Shkodra ne oren 7:30
ne drejtim te Malit te Zi duke kaluar nga pika kufitare e Muriqanit.
*Ndalese per kafen e mengjesit pak km pasi te kalojme doganen dhe me pas vazhdimi udhetimit per ne Canj, ne qytezen e bukur bregdetare te Malit te Zi. Plazhi i Canj-it eshte perla e Rivieres Malazeze. Me nje plazh me guraleca dhe ujin e kristalt ngjyre blu te thelle, Canji te ngjason me plazhet e bukura te Jugut tone si Jal dhe Himar. Nje lum qe buron nga malet perball deperton ne det duke e ndare ne gjysma dhe gjelberimi rrethuese i jep me shume bukuri natyres se qytezes Canj.
Akomodimi ne hotel dhe kohe e lire per plazh.
Darka ne restorantin e hotelit.
DITA 2: Plazh ne CANJ ose ne plazhin e Mbretereshes

Kohe e lire per plazh ne detin e kristalt.
*OPSIONALE: Mund te vizitoni Plazhin e Mbretereshes nese keni deshire (vajti – ardhje) behet vetem ma varka dhe kushton 5€. Informacion: Varkat nisen cdo 30 minuta.
Plazhi i mbretereshes ne Canj, eshte nje gji i virgjer me nje bukuri te rrallë, nje plazh unikal i Rivieres Malazeze qe duhet te vizitohet nga ju.
Ne mbremje mund te shetisni ne bulevardin buze detit te Canj duke frekuentuar lokalet dhe baret e zones.
Per rezervimin e varkave, guida do jete ne dispozicionin tuaj.
DITA 3: Plazh ne CANJ ose Eskursion ne DUBROVNIK – 3 ISHUJT

Kohe e lire per plazh ne Canj ne detin e kristalt.
*ESKURSION : Tur dhe Plazh ne DUBROVNIK – Plazh ne 3 ishujt e Dubrovnikut me anije. (Transporti i pershire ne cmim)
Kete dite ju ftojme per nje aventur blu me anije ne ishujt e Dubrovnikut. Nisja nga Canj ne oren 5:30 te mengjesit. Nisja behet heret per te evituar trafikun e doganes dhe per te qene ne kohe portin e Cavtat.
Pas mberrijtes ne Dubrovnik ju mund te zgjidhni te beni plazh ne Dubrovnik dhe te vizitoni qytetin e vjeter ose te shetisni me anije 3 ishujt e Dubrovnikut.
Lundrimi per ne 3 ishujt e Dubrovniku behet ne oren 9:30 nga porti i vjeter i Dubrovnikt.
Mbërritja në ishullin e Koločep.
Koha e lirë për aktivitete individuale (si plazh dhe shetitje ne ishull)
Nisja drejt ishullit të Sipanit
Mbërritja në ishullin e Sipan, duke eksploruar fshatin Suđurađ
Koha e lirë për aktivitete individuale (si plazh dhe shetitje ne ishull)
Dreka në bord dhe nisja drejt ishullit të Lopud
Mbërritja në ishullin e Lopud
Koha e lirë për aktivitete individuale (si plazh dhe shetitje ne ishull)
Nisja nga ishulli i Lopudit. Mbërritja në Dubrovnik rreth ores 18:30.
(Kjo shetitje e mrekullueshme kushton 45 euro personi dhe perfshin lundrimin me anije + dreken + pije)
Nisja ne oren 18:30 nga Dubrovniku dhe mberrijta ne mbremje vone rreth ores 23:00 ne Canj.
DITA 4: Plazh ne CANJ ose Eskursion ne KOTOR & PLOCE
Kohe e lire per plazh ne Canj ne detin e kristalt.
*ESKURSION: Plazh ne Ploce dhe Ekskursion ne Kotor. (Transporti i perfshire ne cmim)
Pas mengjesit ne hotel do udhetojme drejt Plazhit te Ploces, nje nder plazhet me te famshem te Budves, per lojerat e ndryshme ujore si Jet Ski, Parasilling, Banana Boat Ride, Fly Board, etj. Ne Ploce nuk mungojne gjithashtu edhe Schiuma Party me DJ vendas.
Pas plazhit ne Ploce, pasdite largohemi per te vizituar qytetin e Kotorit. Ne shoqerine e guides vizitojme kalane trekendore te Kotorit, duke pershkruar qytetin e vjete. Do te shikojme shtepi te ndryshme ne brendesi te kalase me stema familjesh feduale te gdhendura ne portat e shtepive, dhe katedralen e bukur te Kotorit. Shetitja ne qytetin e vjeter mund te vazhdoje duke ecur mbi muret e kalase ose duke u ngjitur ne shtegun e vjeter qe te drejton ne majen e Kalase ku ndodhet citadela, pallati mbreteror i sunduesve te Kotorit (ku nder to permendim edhe mbretereshen Teuta).
Sipas deshires se grupit mund te organizojme shetitje me varka ne gjirin e Kotorit.
Pas vizites ne Kotor kthehemi ne hotel ne mbremje.
DITA 5: Plazh ne CANJ ose Eskursion ne BUDVA – SHEN STAFAN – ISHULLI HAWAI

Kohe e lire per plazh ne Canj ne detin e kristalt.
*ESKURSION: Plazh me anije ne Budva – Shen Stefan – ishulli Hawai.
*Pas mengjesit ne hotel, nga moli i Canj fillojme aventuren tone blu duke lundruar me anije nga Canj ne Budva. Mberritja ne Budva vizite e qytetit te vjeter te Budvas ne shoqerine e guides.
Plazhi i pare qe vizitojme ne kete lundrim do jete ishulli Shen Nikolla, i cilesuar ndryshe edhe si Ishulli “HAWAI”. Kohe e lire per plazh ne ishull.
Pas plazhit ne “Hawai” lundrojme drejt Shen Stefanit. Mberritja ne Shen Stefan dhe kohe e lire per plazh afer ishullit, ku ju ftojme te hidheni nga anija ne ujin e kristalt te Adriatikut.
Vazhdimi aventures tone blu, ne plazhin e Mbretereshes. Kohe e lire per plazh dhe me pas kthimi ne Canj.
Ekskursioni starton nga Porti i Canjit ne oren 09:00 te mengjesit dhe kthimi 17:30. (Kjo shëtitje e mrekullueshme kushton 35 eur për të rritur dhe 25 eur për fëmijët (4 – 10 vjec).
DITA 6: Plazh ne CANJ

Kohe e lire per plazh ne Canj deri ne oren 14:00.
Nisja me pas per ne Shkoder, Tirane, Durres.
NË ÇMIM PËRFSHIHET
1. Akomodimin per 5 nete ne hotel Montenegro Canj 4 Yje
2. Sherbimi Mengjes + Darke bufe e hapur
3. Perdorimi i pishines se jashtme te hotelit
4. Transferta Tirane – Hotel – Tirane
5. Eskursioni ne Dubrovnik diten e trete
6. Eskursioni ne Kotor – Ploce diten e katert
7. Asistenca nga guida per eskursionet
NË ÇMIM NUK PËRFSHIHET
a. Drekat
b. Shezllonet e plazhit
c. Eskursionet Opsionale me anije
d. Taksa turistike 1,5 euro personi
SHENIME:
►Duhet të dini se:
DOGANA
➤ Për kalimin e doganës ju nevojitet pashaportë ose kartë Identitetit me vlefshmëri minimumi 3 muaj
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 11.99 vjeç per akomodim me 2 te rritur ne dhome përfitojnë 50% ulje
——————————
EKSKURSIONET
➤ Për realizimin e ekskursioneve duhet plotësohet një minimum për 25 persona për realizimin e tyre
——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
►Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmeria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjeter lokal mund te ndryshojne dhe jane pergjegjesi e vete Operatoreve Lokale qe mundesojne keto shitje.
——————————————————