KINGS TRAVEL
  • Faqa kryesore
  • All Tours
  • Puno me ne
  • KONTRATA
  • BILETA AVIONI
Logo

Contact Info

  • Rruga e Kavajes 21 Dhjetori
  • +355698088854
  • info@kingstravel.al

Product Blog Details

STAMBOLL

  • By admin
  • -
  • 0 Comments
September 21, 2022
Sale!

$299.00 $269.00

SKU: 30 Category: Uncategorized
  • Description

Description

đŸ•Œđ’đ­đšđŠđ›đšđ„đ„đŸ’–đŒđ„ 𝐆𝐔𝐈𝐃𝐄 💖
🧡4 Dite (3 nete)âžĄïžÂ Hotel Emin 3* 249 € ; Grand Emin 3* 259€

*Itinerari i fluturimeve për nisje ditën e enjte dhe kthimi ditën e diel, me kompaninë Air Albania:
TiranĂ«-Stamboll 16:35 – 19:15 
Stamboll-TiranĂ« 00:55 – 01:35 (+1 ditĂ«)

*Itinerari i fluturimeve për nisje ditën e premte dhe kthimi ditën e hënë, me kompaninë Air Albania:
TiranĂ«-Stamboll 07:00 – 09:40
Stamboll-TiranĂ« 19:00 – 19:40 

———MUAJI SHTATOR———
✈ Nisja 1 Shtator ― Hotel Emin 3* 249 €  ; Grand Emin 3* 259€
✈ Nisja 8 Shtator ― Hotel Emin 3* 249 €  ; Grand Emin 3* 259€
✈ Nisja 9 Shtator ― Hotel Emin 3* 249 €  ; Grand Emin 3* 259€
✈ Nisja 15 Shtator ― Hotel Emin 3* 249 €  ; Grand Emin 3* 259€
✈ Nisja 22 Shtator ― Hotel Emin 3* 249 €  ; Grand Emin 3* 259€
✈ Nisja 23 Shtator ― Hotel Emin 3* 249 €  ; Grand Emin 3* 259€
✈ Nisja 29 Shtator ― Hotel Emin 3* 249 €  ; Grand Emin 3* 259€
✈ Nisja 30 Shtator ― Hotel Emin 3* 249 €  ; Grand Emin 3* 259€
———MUAJI TETOR———
✈ Nisja 6 Tetor ― Hotel Emin 3* 249 €  ; Grand Emin 3* 259€
✈ Nisja 13 Tetor ― Hotel Emin 3* 249 €  ; Grand Emin 3* 259€
✈ Nisja 14 Tetor ― Hotel Emin 3* 249 €  ; Grand Emin 3* 259€
✈ Nisja 20 Tetor ― Hotel Emin 3* 249 €  ; Grand Emin 3* 259€
✈ Nisja 27 Tetor ― Hotel Emin 3* 249 €  ; Grand Emin 3* 259€
✈ Nisja 28 Tetor ― Hotel Emin 3* 249 €  ; Grand Emin 3* 259€
DITA E PARË
Paraqitja nĂ« Aeroportin e Rinasit duhet tĂ« bĂ«het 2 orĂ« para nisjes sĂ« avionit. Fluturimi direkt pĂ«r nĂ« Stamboll. Mberritja nĂ« Stamboll.Nisja me Autobus pĂ«r Shopping ne qender tregetare per rreth 2.5 oreVazhdimi I udhetimit ne drejtim te Istanbul Akuarium.Akuariumi i Stambollit Ă«shtĂ« hapur nĂ« Prill 2011 dhe Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« mĂ«dhenjtĂ« nĂ« botĂ« pĂ«r nga vĂ«llimi, shumĂ«llojshmĂ«ria e specieve tĂ« ujit dhe aktiviteteve.Hyrja 20 Euro – QĂ«ndrimi 1.5 orĂ«.Pas vizitĂ«s, kthimi dhe akomodimi nĂ« Hotel (Prane zones historike) Darka e lire nen sugjerimin e guides.
DITA E DYTË
MĂ«ngjesi nĂ« Hotel.Nisja nĂ« kĂ«mbĂ« me ShoqĂ«ruesin pĂ«r nĂ« Pazarin e VjetĂ«r Kapali Carshi.Pazari i VjetĂ«r Kapali Carshi Ă«shtĂ« njĂ« nga tregjet e mbulura mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« botĂ«. Ka 61 rrugĂ« tĂ« mbuluara dhe mbi 4 mijĂ« dyqane nĂ« njĂ« zone prej 30.700 m2 dhe qĂ« tĂ«rheq rreth 250 mijĂ« deri 400 mijĂ« vizitorĂ« nĂ« ditĂ«.(OBJEKT TURISTIK)Hyrja Falas – QĂ«ndimi rreth 2 orĂ«.Pas vizitĂ«s nĂ« pazar ,nisja pĂ«r nĂ« Eminoy, stacioni i anijeve dhe jahteve pĂ«r nĂ« Bosfor.Lundrim me anije pĂ«r 1.5 – 2 orĂ« nĂ« varĂ«si tĂ« motit, nĂ« NgushticĂ«n e Bosforit nĂ« drejtim tĂ« Detit tĂ« Zi pĂ«r tĂ« vizituar pjesĂ«n bregdetare tĂ« Stambollit, EvropĂ«n dhe AzinĂ«, si dhe pĂ«r tĂ« parĂ« nga anija kalanĂ« e vjetĂ«r, Rumelitisa.Hyrja 10 Euro – Lundrim rreth 2.5 orĂ«.Vazhdon vizita nĂ« QendrĂ«n e Stambollit, nĂ« Sheshin Taksim.Sheshi Taksim, i vendosur nĂ« pjesĂ«n europiane tĂ« Stambollit, Ă«shtĂ« i famshĂ«m pĂ«r restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror tĂ« rrjetit Metro tĂ« Stambollit. KĂ«tu ndodhet dhe Monumenti i RepublikĂ«s.Kthimi nĂ« Hotel.NĂ« mbrĂ«mje, nisja me autobuz pĂ«r shĂ«titje nĂ« Bosfor gjatĂ« natĂ«s Turkish Show, DarkĂ« me Pije jo alkolike pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke.Hyrja 35 Euro – QĂ«ndrimi 3 orĂ«.Kthimi nĂ« Hotel.
DITA E TRETË
MĂ«ngjesi nĂ« Hotel.Nisja nĂ« kĂ«mbĂ« me ShoqĂ«ruesin pĂ«r nĂ« Sheshi Sulltan Ahmet ku vizitojme Top Kapi, Sarajet DimĂ«rore tĂ« Sulltanit.Pallati Topkapı nĂ« shekujt 15 dhe 16 ka shĂ«rbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanĂ«ve osmanĂ«. NdĂ«rttimi i urdhĂ«ruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi nĂ« 1459, gjashtĂ« vjet pas pushtimit tĂ« KostandinopojĂ«s. Topkapı fillimisht u quajt “Pallati i Ri” (Yeni Saray) pĂ«r ta dalluar atĂ« nga “Pallati i VjetĂ«r” (Eski Saray) nĂ« Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit pĂ«rbĂ«het nga katĂ«r oborre kryesore dhe shumĂ« ndĂ«rtesa mĂ« tĂ« vogla. AnĂ«tarĂ«t femra tĂ« familjes sĂ« Sulltanit jetonin nĂ« harem dhe zyrtarĂ«t kryesorĂ« tĂ« shtetit, pĂ«rfshirĂ« Vezirin e Madh, zhvillonin takime nĂ« ndĂ«rtesĂ«n e KĂ«shillit Perandorak.Hyrja 25 Euro – QĂ«ndrimi 2 orĂ«.Vazhdon Vizita nĂ« XhaminĂ« Blu.Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani Ă«shtĂ« xhami e epokĂ«s Osmane ndĂ«rtuar midis 1609 dhe 1616 gjatĂ« sundimit tĂ« Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumĂ« elemente bizantine tĂ« ShĂ«n SofisĂ« fqinje me arkitekturĂ«n tradicionale islamike dhe konsiderohet tĂ« jetĂ« xhamia e fundit e madhe e periudhĂ«s klasike.Hyrja Falas – QĂ«ndrimi 30 MinutaVazhdon Vizita nĂ« ShĂ«n Sofise – Hagia SofiaHagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe mĂ« parĂ« Kisha e ShĂ«n SofisĂ«, Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar nĂ« vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak tĂ« KostandinopojĂ«s, ishte kisha mĂ« e madhe e krishterĂ« e PerandorisĂ« Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha Ortodokse Lindore, pĂ«rveç gjatĂ« PerandorisĂ« Latine nga 1204 deri nĂ« 1261, kur u bĂ« katedralja katolike romake e qytetit. NĂ« 1453, pas RĂ«nies sĂ« KonstandinopojĂ«s nĂ« PerandorinĂ« Osmane, ajo u shndĂ«rrua nĂ«njĂ« xhami. NĂ« vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atĂ« si njĂ« muze. NĂ« vitin 2020, ajo u rihap si xhami.Hyrja Falas – QĂ«ndrimi 30 MinutaVazhdon Vizita nĂ« HipodromHipodromi i KostandinopojĂ«s ishteqendra sportive dhe shoqĂ«rore e KostandinopojĂ«s, kryeqyteti i PerandorisĂ« Bizantine. Sot Ă«shtĂ« njĂ«shesh me emrin Sultanahmet Meydani, me disa fragmente tĂ« strukturĂ«s origjinale tĂ« mbijetuar.Qendrim i lire.Kthimi nĂ« Hotel.
DITA E KATËRT
MĂ«ngjesi nĂ« Hotel.Nisja pĂ«r nĂ« Muzeun Historik Panorama 1453.Hyrja 10 Euro – QĂ«ndrimi 30 minutaVazhdon udhĂ«timi drejt KodrĂ«s Camlica.Kodra Çamlıca ndodhet nĂ« pjesĂ«n aziatike tĂ« qytetit nĂ« 268 m mbi nivelin e detit dhe ka njĂ« pamje panoramike tĂ« pjesĂ«s jugore tĂ« Bosforit dhe grykĂ«s sĂ« Bririt tĂ« ArtĂ«. Kodra Ă«shtĂ« njĂ« atraksion i njohur pĂ«r vizitorĂ«t. Ka çajtore, kafene dhe njĂ« restorant tĂ« dizajnuar historik brenda njĂ« parku publik me pemĂ« monumentale, kopshte lulesh dhe shatĂ«rvane. Hyrja e lirĂ« -QĂ«ndrimi 40 minuta.Nisja me autobus pĂ«r nĂ« Dolma Bahce.Pallati Dolma Bahce, apo Sarajet Verore tĂ« Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve tĂ« Mbushura Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar ndĂ«rmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartĂ« me rreth 1.5 miliard USD. U ndĂ«rtua nga Sulltani I 31 I PerandorisĂ« Otomane Abdulmecid I pĂ«r tĂ« kaluar luksin dhe komfortin e asaj kohe qĂ« kishin mbretĂ«ritĂ« nĂ« EuropĂ«.Hyrja 25 Euro – QĂ«ndrimi 1 orĂ«.Transferta ne drejtim te Aeroportit.Nisja nga Stambolli dhe flluturimi direkt pĂ«r nĂ« TiranĂ«.Fundi i shĂ«rbimit tonĂ«.
Kujdes:
Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë të vlefshme për 6 muaj duke filluar nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll.
NE CMIM PERFSHIHET: NE CMIM NUK PERFSHIHET:
Akomodimi në hotel 3* ose 4*
Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
Bileta e avionit vajtje – ardhje.
Bagazhe të plota 30 kg + 8 kg bagazh dore
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas program
Siguracioni i shëndetit në udhëtim
Dreka,Darka
Gjithcka e papërmendur me sipër.
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
EKSKURSIONET EXTRA
1. Lundrim me anije nĂ« Bosfor 2 – 2.5 orĂ« pĂ«r tĂ« parĂ« EuropĂ«n e dhe AzinĂ« €10.
2. Anije me shfaqje dhe darkĂ« €35, pĂ«rfshin: Transporti vajtje ardhje nga Hoteli, Shfaqje me KĂ«rcimtarĂ« dhe DJ, DarkĂ« Speciale, Pije jo alkoolike pa kufizim. Zgjat 3 orĂ«.
3. Akuarium i Stambollit – €20.
4. Bileta e hyrjes Dollmabahce – €25.
5. Bileta e hyrjes Sarajet TopKapi – €25.
6. Bileta e hyrjes Muzeu Panorama 1453 – €10.
Shënime
-AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET!
-NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR!
-PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES!
-FEMIJA, I CILI DUHET TE JETE NGA MOSHA 0 – 9.99 VJEC, DO T’I APLIKOHET NJE ULJE PREJ 20 EUR NGA CMIMI PER TE RRITUR!
-PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME!
-AGJENCIA NUK MBAN PERGJEGJESI  PER MBERRITJEN NE DESTINACION APO NDRYSHIMIN E PROGRAMIT NE VARESI TE KUSHTEVE ATMOSFERIKE APO FORCA TE NDRYSHME MADHORE!
-AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ!
-NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR!
-PASAPORTA DUHET TE KETE MINIMALISHT 6 MUAJ VLEFSHMERI NE MOMENTIN QE NISENI NE UDHETIM!
-GJATE QENDRIMIT NE AUTOBUS DUHET TE JENI TE PAJISUR ME MASKA MBROJTESE!
â–ș CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE.
PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.

We Are Social On:

Leave a Comment Cancel Reply

Your email address will not be published.*

KINGS TRAVEL © 2017 All Right Reserved

  • Kontrata
  • Privacy Policy
REZERVO TANI