BARCELONA ME AVION, 4 DITË 399€

399€ / Per person

BARCELONA ME AVION, 4 DITË 399€

► 14 Tetor Cmimi : 399€/Person

► 27 Nentor  Cmimi : 449€/Person

 

  

Programi

  • Dita e Parë
    Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin në orën 09:50, 2 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë – Barcelonë. Nisja në orën 11:50 nga aeroporti i Tiranës. Mbërritja në Barcelonë në orën 14:35. Pas mberritjes do të vizitojmë qytetin e vjetër Barcelonës duke lëvizur në këmbë dhe do shohim Pallatin e Muzikës Katalanase në afërsi të këtij sheshi. Pas drekës, do të vizitojmë Katedralen e Shën Eulalisë, Urën e Peshkopëve, Sheshin San Jaume, si dhe lagjen gotike të Barcelonës si dhe Muzeun e Pablo Picasso. Shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do të vizitojmë , Bulevardin Las Ramblas si dhe një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial.Transferta në hotel. Sistemimi dhe fjetje në hotel. Mbrëmja e lirë.
  • Dita e Dytë
  • Mëngjesi në hotel. Paradite, vizitë në Manastirin e Montserrat. (Opsionale, 20 EUR për person).
    Mbas vizitës në Montserrat vazhdojmë drejt stadiumi i Camp Nou Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit.
    Në fund do të shkojmë për të vizituar Bazilikën e mrekullueshme Sagrada Famiglia. Kthim në hotel. Sistemim edhe akomodim në hotel. Fjetje në Hotel.
  • Dita e Tretë
    Pas dreke do të shkojmë për të vizituar Akuariumin e Barcelonës dhe pas kësaj vizite do te vazhdojmë drejt kodrës Montjuik ku gjendet Muzeu Kombëtar i Artit Katalan. Përpara se të ngjitemi në kodren Montjuik do të shohim Portin e Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit.
  • Kthim në hotel. Sistemim edhe akomodim në hotel. Fjetje në Hotel.
  • Mëngjesi në hotel. Gjatë paradites, do të vizitojmë Parkun Guell dhe më pas do të shkojmë tek Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit. Do te vazhdojmë vizitën ku do te konsumojmë edhe drekën.
  • Dita e Katërt
    Transfera për në Aeroportin e Barcelonës do të jetë në orën 12:00. Fluturimi direkt Barcelonë – Tiranë. Nisja nga Barcelona në orën 15:35. Mbërritja në Tiranë në orën 18:05. Ketu përfundon shërbimi ynë.
  • Mëngjesi në hotel. Gjatë paradites, do të kemi qëndrim te lirë ne lagjen kryesore te qytetit La Barceloneta.
  • INFORMACIONE TË RENDËSISHMENë lidhje me kushtet dhe specifikat e COVID-19 për të kaluar kufirin në Spanjë do i’u duhet të keni:– PLF-ja Spanjolle per personat e pavaksinuar + tampon PCR, e cila duhet të plotësohet nga ju. https://www.spth.gob.es – Akomodimi ne dhome teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.– Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes – Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.– Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
    – Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
    – Gjatë qëndrimit në autobus duhet të jeni të pajisur me maska mbrojtëse.
    – Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.
  • Nëse Spanja ndryshon kushtet e hyrjes për vendet e treta, siç është Shqipëria duke vendosur kushte më të forta, agjensia nuk mban përgjegjësi për ndryshimet.
  •  
  • – Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
  • – Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
  • – Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • – Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
  • – Çertifikata e plotë vaksinimi për vaksinat e njohura nga EMA ose vaksinat e aprovuara në menyrë emergjente nga OBSH-ja;

Perfshihet:

  • Mëngjesi
  • Akomodimi në hotel 3* ose 4*
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm

Nuk Perfshihet

  • Darka
  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Hyrja në monumente dhe muzeume.
  • Dreka
  • Gjithcka e papërmendur me sipër.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Vizita në zonën e Montserrat, 20 EUR për person
  • Taksa lokale prej 1.90 EUR për person/ditë