Takimi me shoqëruesin e grupit 2 orë përpara fluturimit për t’u prezantuar dhe në orën 15:30 nisemi me fluturim direkt nga Aeroporti i Tiranës në Budapest të Hungarisë. Mbërritje në Aeroportin e Budapestit në orën 17:00. Pas procedurave aeroportuale, nisemi për në hotel. Akomodim dhe sistemim në hotel. Mbrëmja e lirë dhe ku sugjerimet e shoqëruesit nuk do të mungojnë.
2
Dita e dytë
Mëngjesi në hotel. Paradite do të fillojmë vizitën nga Sheshi i heronjve, ku do të njihemi me figurat kryesore të kombit hungarez. Do të shëtisim edhe do kalojmë nga Kështjella e Vajdahunyad si dhe Banjot Termale Szechenyi. Do të vazhdojmë në bulevardin qëndror, i cili njihet si ‘’Champs Elysees’’ e Budapestit, rruga Andrassy Utsa. Dhe do të ndalemi tek Parlamenti i Hungarisë, i cili është padiskutim godina më e bukur e një parlamenti në botë. Do fillojmë të shëtisim prej andej dhe do shkojmë tek Sheshi i lirisë ku gjendet monumenti Sovjetik, si dhe shtatorja e Ronald Regan. Do shkojmë më vonë tek Bazilika e Shën Stefanit si dhe tek Sheshi i Istvan Szechenyi ku gjenden Akademia e Shkencave Hungareze, Pallati Gresham si dhe Ura e Luanëve, e cila është ndërtuar nga një familje Voskopojare. Pas drekës, do të bëjmë një shëtitje me anije në lumin e Danubit për të parë të gjitha momumentet që gjenden përgjatë lumit në qytet. Guidën e kësaj ditë do ta përfundojmë duke shkuar për të vizituar Kodrën Gellert, aty ku gjendet Citadella si dhe Shtatorja e Lirisë. Transferta në hotel. Sistemim edhe akomodim në hotel. Mbrëmja e lirë dhe ku sugjerimet e shoqëruesit nuk do të mungojnë.
3
Dita e tretë
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit do të vizitojmë Fortesën e Peshkatarëve dhe Kështjellën Mretërore të zonës së Budës. Më pas është shëtitje të lirë ose opsionale mund të shkojmë në qytetin piktoresk buze Danubit, atë të Shën Andreas ose Szentendre në Hungarisht, i cili njihet si qyteti i muzeve, galerive të artit si si qyteti i artistëve. Më vonë, për ata që do zgjedhin udhëtimin e rradhës opsional për këtë ditë, do të shkojmë në banjot e famshme termale Széchenyi fürdő. Pas qëndrimit te banjot termale, kthehemi në hotel. Sistemin edhe akomodim në hotel. Mbrëmja e lirë dhe ku sugjerimet e shoqëruesit nuk do të mungojnë.
4
Dita e katërt
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit do të kemi qëndrim të lirë për shëtitje deri në orën 10:30. Në oren 10:30 do të nisemi për në aeroport. Mbërritja në aeroportin e Budapestit dhe pas procedurave aeroportuale, do të nisemi për në Tiranë në orën 13:25. Mbërritje në Tiranë në orën 14:55. Fundi i shërbimit tonë.
0
INFORMACIONE TË RENDËSISHME
► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE.
PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.
– Akomodimi ne dhome teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
– Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
– Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
– Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
– Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
– Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
– Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
– Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
– Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
– Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).