1 Review

BUDVA – CANJ – KOTOR 42

$42 / Per person

VIZITOJME
🔸Budva
🔹Kotor
🔸Canj
🔹Virpazar (lundrim me anije)
🔸Ulqin
🔹BAr (Tivar)
.
 
 
▶▶▶▶◀◀◀◀
NISJET ME AUTOBUZ DHE CHECK IN NE HOTEL SI ME POSHTE

👇👇👇
MUAJI QERSHOR
Nisje 12 Qershor ― 2 Dite (1 nate) ― Cmimi 42€ (Dreke + Darke + Mengjes)
Nisje 19 Qershor ― 2 Dite (1 nate) ― Cmimi 45€ (Dreke + Darke + Mengjes)

 

PERSHKRIMI HOTELIT

Hotel Montenegro, ndodhet ne Canj, qyteza me e bukur bregdetare e Malit te Zi. Plazh i Canj-it eshte perla e Rivieres Malazeze. Me nje plazh me guralece dhe ujin e kristalt blu, Canji te ngjason me bukurin e jugut tone si Jal dhe Himar. Nje lum qe buron nga malet perball ndan plazhin ne dy gjysma, dhe gjelberimi rrethuese i jep me shume bukuri natyres te qytezes Canj.
Gjithashtu pak km me tutje mund te vizitoni Plazhin e Mbretereshes (vajtie – ardhje behet behet vetem ma varka dhe kushton 1€). Plazhi i mbretereshes se Canj, eshte nje gji i virgjer me nje bukuri te rrallë, nje plazh unikal i Rivieres Malazeze qe duhet te vizitohet nga ju
Hotel Montenegro perbehet nga 5 godina, ku 4 godina jane te standartit me 4 yje dhe 3 godina jane te standartit 3 yje
Dhomat janë me te gjitha te pajsur ajër të kondicionuar, kanë një TV satelitor, minibar, dhe banjo private me dush dhe tharëse flokësh. Shumica e dhomave te prenotuar per klientet tane jane me pamje nga deti
Hoteli disponon 2 pishina, 1 pishine me hidromasazh dhe 500 m katror plazh privat
Gjithashtu ne hotel ndodhen 6 Restorante, 2 Pool Bar, 1 Beach Bar, 1 Market dhe 8 dyqane ushqimi te shpejte (sherbejne produkte zgare dhe byrek)
Parkim falas i autmojeteve private është e mundur në parkimin e hotelit.

Hotel Montengro, Canj mund ta shikoni duke vizituar websiten e tyre ne link:    http://hotelmontenegrocanj.me/me

PROGRAMI

01

Dita 1:

Nisje ne mengjes ne drejtim te Malit te Zi duke kaluar nga pika kufitare e Muriqanit *Pas kalimit te pikes kufitare udhetojme per ne Canj, qyteza me e bukur bregdetare e Malit te Zi. Plazh i Canj-it eshte perla e Rivieres Malazeze. Me nje plazh me guraleca dhe ujin e kristalt ngjyre blu te thelle, Canji te ngjason me plazhet e bukura te Jugut tone si Jal dhe Himar. Nje lum qe buron nga malet perball deperton ne plazh duke e ndare ne gjysma, dhe gjelberimi rrethuese i jep me shume bukuri natyres se qytezes Canj. Akomodimi ne hotel Montenegro buze plazhit. Kohe e lire per plazh Dreka ne hotel. Kohe e lire per plazh *Opsionale. Per klientet qe deshirojne te udhetojne me anije Pasdite do te mund do te mund te vizitojme VirPazar e ndodhur ne fundin e liqenit te Shkodres ne parkun kombetar Skaderska Jezera. Pas hyrjen ne park, do mund te realizojme nje nder aventurat me te bukura duke lundruar me anije ne fundin e liqenit te Shkodres ose ndryshe i njohur edhe si lumi “Rijeka Crnojevica”. Pas lundrimit ne anije kthimi ne Canj. *Opsionale. Per klientet qe nuk deshirojne te lundrojne me anije ose te qendrojne per plazh, Pasdite do te mund te vizitojme vizite e qytetin e Bar (Tivar) si katedralja e qytetit, porti, bulevardi buze detit, etj. Pas vizites se Bar-it, kthimi ne Canj. Darka ne hotel. Ne mbremje mund te shetisni ne bulevardin buze detit te Canj duke frekuentuar lokalet dhe baret e zones.

02

Dita 2

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit largohemi nga Canj per te udhetuar drejt qytetit qyteti te Budvas, duke vizituar kalane e qytetit, portin e jahteve, statuja kercimtarja e Budvas, pedonalen Slovenska Plaza buze detit, etj. *Pas vizites ne Budva udhetojme drejt Kotorit nje nder qytetet me te bukur te Malit te Zi , pjese e trashegimisë kulturore te UNESCO-S. Ne shoqerine e guides vizitojme kalane trekendore te Kotorit, duke pershkruar qytetin e vjeter ne rrugicat e gurta. Do te shikojme shtepi te ndryshme ne brendesi te kalase me stema familjesh feduale te gdhendura ne portat e shtepive, dhe katedralen e bukur te Kotorit. Shetijta ne qytetin e vjeter mund te vazhdoje duke ecur mbi muret e kalase, ose duke u ngjitur ne shtegun e vjeter qe te drejton ne majen e Kalase ku ndodhet citadela, pallati mbreteror i sundueseve te Kotorit (ku nder to permendin edhe mbretereshen Teuta) Kohe e lire per dreke ne Kotor. Sipas deshires se grupit mund te organizojme shetije me varka ne gjirin e Kotorit, Pas dreke nisja per ne Ulqin. Vizite e qytetit te Ulqinit si kalaja e qytetit dhe bulvardi buze detit. Ndalesa rruges per pushime Kthimi ne mbremje ne Tirane

NË ÇMIM PËRFSHIHET:

  • 1.Transporti sipas programit me autobuz / minibuz turistik
  • 2. Akomodimin per 1 nate ne Hotel Montenegero Canj, prane plazhit
  • 3.Sherbimi Fush Board ne hotel (Dreke + Darke + Mengjes)
  • 4.Guida (shoqeruesi)

NË ÇMIM NUK PËRFSHIHET:

  •  1.Dreka e dites se dyte
  • 2. Shezlloni ne plazh (1 cader + 2 shtreter) 5€ dita per klientet e agjensise
  • 3. Taksa e qytetit per hyrjen ne Kotor (1€)
  • 4.  Lundrimi me anije ne VirPazar (8€)
  • 5. Taksa lokale 1.30€ nata/person paguhet ne recepsion nga klienti ne momentin e check in

SHENIM:

►Duhet të dini se:
👇👇👇

Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 7:00 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombëtar)
➤ DURRËS: Ora 6:00 nga pallati sportit
——————————————————
AKOMODIMI NE HOTEL
Akomodimi realizohet ne hotel Montenegro Canj, i cili disponon Dy godina 3* dhe Dy godina 4*, ne dhoma me pamje nga deti ose nga mali sipas disponibilitetit
——————————————————
DOGANA
➤ Për kalimin e doganës ju nevojitet pashaportë ose kartë Identiteti
➤ Hyrja në Malin e Zi është e lirë. Nuk kërkohet test PCR (Covidi)

——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 12 vjeç paguajnë €25
——————————————————
INFORMACIONE

► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshmë sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar

4.2

Super

Accommodation

80%

Transport

80%

Comfort

100%

Hospitality

80%

Food

80%

admin

Your comment is awaiting moderation

Very Good

Enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex commodo consequat duis aute irure dolor.

  • Accommodation

  • Comfort

  • Hospitality

  • Food

  • Transport

Leave Your Comments

  • Accommodation
  • Transport
  • Comfort
  • Hospitality
  • Food