UDHETIM NE STAMBOLL – SELANIK ME AUTOBUS, 4 DITE
VIZITOHET STAMBOLL, SELANIK
NENTOR: 07-10, 14-17, 21-24
- HOTEL EMIN - €109/person
- HOTEL GRAND ANATOLIA - €115/person
- HOTEL GRAND EMIN - €119/person
FESTAT E NENTORIT: 28 NENTOR - 01 DHJETOR
- HOTEL GRAND ANT - €99/person
- HOTEL GRAND ANATOLIA - €105/person
- HOTEL GRAND EMIN - €109/person
ORARI I NISJES PER FESTAT E NENTORIT DO TE JETE NE DISA ORARE SI ME POSHTE:
16.00 / 17.00 / 18.00
Programi i Udhëtimit
DITA E PARË
- Nisja nga Tirana në orën 19:00, (1 ditë para datës së nisjes).
- Nisja nga Durrësi në orën 18:00 (1 ditë para datës së nisjes). Kosto ekstra €5/person.
- Nisja nga Elbasan në orën 19:30 (1 ditë para datës së nisjes).
(Për realizimin e transfertave nga Durrësi duhen minimalisht 9 persona pjesëmarrës, në të kundërt duhet kryer me transport individual)
Vazhdojmë udhëtimin drejt Stambollit nëpërmjet Kapshticës. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Pas kryerjes së formaliteteve kufitare mbërrijmë në Stamboll. Akomodimi në hotel. Në mbrëmje, shëtitje nën sugjerimet e guidës.
DITA E DYTË
- Mëngjesi në hotel.
- Nisim turin e vizitave me dyqanet e suvenireve dhe ëmbëlsirave tradicionale.
- Vazhdojmë me vizitën në lagjen e famshme të Balat (Extra €5).
Pas vizitës në Balat, vizitojmë akuariumin e Stambollit, vizitë panoramike në Dolma Bahçe & në sheshin Taksim. Qëndrim i lirë nën sugjerimin e guidës. Akomodimi në hotel.
Në mbrëmje, nisja me autobus për shëtitje në Bosfor gjatë natës Turkish Show, darkë me pije jo-alkoolike pa limit dhe shfaqje tradicionale dhe moderne turke.
Hyrja €35 – Qëndrimi 2-3 orë.
Kthimi në hotel.
DITA E TRETË
- Mëngjesi në hotel.
- Pas mëngjesit, nisim turin drejt kodrës së të dashuruarve (Çamlica) në zonën aziatike të Stambollit. (Extra €10/person).
Një lundrim me anije në ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
Hyrja €10 - Lundrim rreth 1-2 orë. (Pjesëmarrje e detyruar).
Më pas vizitojmë pikat më të bukura të qytetit të Stambollit si: Hipodromi, Xhamia Blu, Kisha e Shën Sofisë me madhështoria në botën Ortodokse, Sarajet e Sulltanit (TopKapi). Koha e lirë në Grand Bazaar. Akomodimi në hotel në Stamboll.
DITA E KATËRT
Nisja drejt Shqipërisë herët në mëngjes. Vizitë rreth 1 orë e 30 minuta në Selanik. Mbërritja në Elbasan, Tiranë dhe Durrës në darkë vonë.
Fundi i shërbimit tonë!
Top 10 vendet që duhet t’i vizitoni në Stamboll
POLITIKAT E FËMIJËVE:
Në rastin kur një fëmijë akomodohet në një dhomë me 2 të rritur aplikohet ulja si më poshtë:
- 0-2.99 vjeç janë falas
- 3-6.99 vjeç përfiton 50% zbritje (në çmimin e paketës 109 ose 119 Euro)
- Mbi 7 vjeç pagese e plotë
SHËNIM:
- Çmimet e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë operatorëve lokalë që mundësojnë këto shërbime. Për çdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet para kryerjes së shërbimit.
- Lejohet vetëm 1 valixhe; valixhe shtesë kushton €20.
- Rezervimi i vendeve të para në autobus ka një kosto ekstra €15/person; vendet e dyta €10/person; vendet e treta €10/person; vendet e katërta €5; vendet e pesta €5. Pjesa tjetër e vendeve nuk mund të rezervohen dhe mund të merren vetëm në momentin e nisjes.
- Të dhënat e nisjes dërgohen minimalisht një ditë para udhëtimit me mesazh në numrin tuaj të kontaktit. (Sigurohuni që numri juaj të jetë i vendosur saktë gjatë rezervimit).
- Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra 75% nga çmimi fillestar i paketës.
- Nëse krevati nuk është dopjo, do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
- Për rezervim nevojitet 50% e pagesës parapagim dhe pjesa tjetër 5 ditë para nisjes.
- Në rast anulimi të udhëtimit, klienti njoftohet 3 ditë para.
- Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 35.
- Pagesa e bërë është e pakthyeshme në rast anulimi nga klienti.
- Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca madhore.
- Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme, si mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
- Nëse nuk ka mbushur 18 vjeç dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.
- Pasaporta duhet të ketë minimalisht 6 muaj vlefshmëri në momentin që niseni në udhëtim.
- Agjencia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 4h 59min; pas kësaj ore, nëse automjeti nuk rregullohet apo nuk zëvendësohet, agjencia ju rimburson 35% të çmimit të paketës.
Përfshirjet në Paketë:
- Transporti sipas programit
- Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
- Akomodimi në hotel 3* ose 4*
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
Nuk Përfshihen:
- Siguracioni i shëndetit në udhëtim
- Nata Turke €35/personi
- Istanbul Aquarium €30/personi
- Hyrja në monumente dhe muzeume
- Gjithçka papërmendur në çmim përfshihet
- Lundrimi me anije €10 (e detyrueshme)
- Dreka dhe darka
- Sarajet e Top Kapi, €55/person
- Vizita e Miniaturk - €25
- Çamlica extra €10
- Lagjia Balat - extra €5
Për paketa të tjera turistike, kontaktoni agjenci udhëtimi Kings Travel.