VITI I RI NË STAMBOLL ,3 DITË €249

€249 / Per person

VITI I RI NË STAMBOLL ,3 DITË €249
31 DHJETOR – 2 JANAR 2022
DITA E PARË
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit.
Fluturimi për në Stamboll.
Nisja në 08.20 te mengjesit. Mberritja në Stamboll në 12:00.Eksplorimin e qytetit do ta fillojmë nga pjesa me e lartë e qytetit, Kodra Çamlıca, e cila ndodhet në pjesën aziatike të qytetit në 268 m mbi nivelin e detit dhe ka një pamje panoramike të pjesës jugore të Bosforit dhe grykës së Bririt të Artë. Kodra është një atraksion i njohur për vizitorët. Ka çajtore, kafene dhe një restorant të dizajnuar historik brenda një parku publik me pemë monumentale, kopshte lulesh dhe shatërvane.
Vazhdon vizita në Qendrën e Stambollit, në Sheshin Taksim.Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës.
Kthimi në Hotel.
Në mbrëmje, nisja me autobuz për shëtitje në Bosfor gjatë natës Turkish Show si dhe mbremja gala e Vitit të Ri, Darkë me Pije alkolike dhe jo alkolike pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke.(Opsionale, 100 EUR për person)
DITA E DYTE
Mëngjesi në Hotel.
Nisja në këmbë me Shoqëruesin për në Sheshi Sulltan Ahmet ku vizitojme Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit.
Pallati Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërttimi i urdhëruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt “Pallati i Ri” (Yeni Saray) për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa më të vogla. Anëtarët femra të familjes së Sulltanit jetonin në harem dhe zyrtarët kryesorë të shtetit, përfshirë Vezirin e Madh, zhvillonin takime në ndërtesën e Këshillit Perandorak.
Hyrja 15 Euro – Qëndrimi 2 orë.
Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu.
Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumë elemente bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita në Shën Sofi Sofi – Hagia Sofia
Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e Shën Sofisë, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës, ishte kisha më e madhe e krishterë e Perandorisë Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha Ortodokse Lindore, përveç gjatë Perandorisë Latine nga 1204 deri në 1261, kur u bë katedralja katolike romake e qytetit. Në 1453, pas Rënies së Konstandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në një xhami. Në vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atë si një muze. Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita në Hipodrom
Hipodromi i Kostandinopojës ishte qendra sportive dhe shoqërore e Kostandinopojës, kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Sot është një shesh me emrin Sultanahmet Meydani, me disa fragmente të strukturës origjinale të mbijetuar.
Nisja në këmbë me Shoqëruesin për në Pazarin e Vjetër Kapali Carshi.
Pazari i Vjetër Kapali Carshi është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë.(OBJEKT TURISTIK)
Qendrim i lire.
Kthimi në Hotel.
DITA E TRETE
Mëngjesi në Hotel.

Pas mengjesit do te bejme nje lundrim me anije për 2 orë në ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
Hyrja 10 Euro – Lundrim rreth 2.5 orë.

Nisja me autobus për në Dolma Bahce.
Pallati Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve të Mbushura është ndërtuar ndërmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartë me rreth1.5 miliard USD. U ndërtua nga Sulltani I 31 I Perandorisë Otomane Abdulmecid I për të kaluar luksin dhe komfortin e asaj kohe që kishin mbretëritë në Europë.

Transferta ne drejtim te Aeroportit.
Nisja nga Stambolli në 20.00
Fluturimi për në Tiranë 23:35
Mbërritja në aeroportin e Rinasit në 00:15 .

Kujdes:
Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë të vlefshme për 6 muaj duke filluar nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll.

Per cdo ndryshim orari nga kompania ajrore si per nisje apo kthim, do te lajmeroheni ne kohe reale 

NE CMIM PERFSHIHET:
Bileta e avionit vajtje – ardhje. (Bagazhe të plota 30 kg + 8 kg bagazh dore).
-Akomodimi në hotel në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit.
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit).
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport.
NE CMIM NUK PERFSHIHET:
 Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
– Siguracioni në Udhëtim
– Hyrjet në Monumente dhe Muzeume.
– Mbrëmbja Gala e Vitit të Ri ne anije . (100 EUR/person)

1.Lundrim me anije në Bosfor 2 – 2.5 orë për të parë Europën e dhe Azinë €10.
2.Akuarium i Stambollit – €15.
3.Bileta e hyrjes Dollmabahce €15 .
4.Bileta e hyrje Sarajet TopKapi €25.

Opsionale mbrëmja Gala e Vitit të Ri është 100 EUR/personi

Informacione të rëndësishme:

Duhet te mbani maska pergjate udhetimi,

Në lidhje me kushtet dhe specifikat e COVID-19 për të kaluar kufirin në TURQI do i’u duhet të keni:
PCR Test, të cilin mund ta kryeni tek Laboratoret e akredituar ; PCR-ja duhet të jetë jo më i vjetër sesa 72 orë para mbërritjes në Turqi ;
Duhet patjeter te plotesoni formularin PLF 24 ore para hyrjes ne territorin e Republikes Turke dhe ta ruani ate ne telefonat tuaj mobil ose te printuar. Linkun e formularit e gjeni ketu: https://travel.gov.gr/#/

Per hyrjen ne SHQIPERI sipas ndryshimeve te reja nga shteti Shqiptar te masave anti-Covid , nga data 6 Shtator, date ne te cilen hyjne ne fuqi masat e reja, cdo person duhet te disponoj nje nga kriteret me posht :
1-Tampon PCR te 72 oreve te fundit
2-Testi I shpejte antigene te 48 oreve te fundit
3-Dokumentin qe keni kaluar Covid
4-Certifikate vaksinimi te te dyja dozave

Nese nuk dispononi asnje nga keto dokumenta si me siper, ju vete-karantinoheni 10 dite nga dita e mberritjes.

AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.

NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.

PER REZERVIM NEVOJITET 30% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES .

FEMIJA, I CILI DUHET TE JETE NGA MOSHA 0 – 9.99 VJEC, DO T’I APLIKOHET NJE ULJE PREJ 20 EUR NGA CMIMI PER TE RRITUR.

PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.

AGJENCIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER MBERRITJEN NE DESTINACION APO NDRYSHIMIN E PROGRAMIT NE VARESI TE KUSHTEVE ATMOSFERIKE APO FORCA TE NDRYSHME MADHORE.

AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ.
NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR.

PASAPORTA DUHET TE KETE MINIMALISHT 6 MUAJ VLEFSHMERI NE MOMENTIN QE NISENI NE UDHETIM.

GJATE QENDRIMIT NE AUTOBUS DUHET TE JENI TE PAJISUR ME MASKA MBROJTESE.

 82 total views,  1 views today