IZRAEL DHE JORDANI

Nisja:  27 Nëntor – 1049€/P
DETAJET E TURIT

Dita e Parë: Fluturimi nga Tirana për në Tel Aviv, nëpërmjet Athinës. Nisja nga Tirana 09.50. Mbërritja në Tel Aviv në 19.20. Pritja në aeroportin Ben Gurion nga përfaqësuesit tanë. Udhëtimi për në Bethlehem.  Akomodimi dhe darka në hotel në Bethlehem.

Dita e Dytë: Mëngjesi ne hotel.  Vizitë e qytetit Bethlehem në pikat me interesante. Nisja për Jeruzalem. Do të fillojë vizita me Muzeumin e Izraelit, ku është dhe libri i shenjtë që përmban Mbishkrime të Detit të Vdekur dhe modelin e lashtë të Jeruzalemit. Aty afër gjendet Knesseti, kuvendi i Izraelit si dhe Menorah, siboli i lashtë izraelit. Do të vazhdojmë me ngjitjen në Malin e Ullinjve për të shijuar pamjen spektakolare të qytetit të vjetër. Shëtitja vazhdon në Rrugën Dolorosa, kalohen Stacionet e Kryqit në drejtim të Kishës së Sepulchre së Shenjtë, që përmban kalvarin dhe varrin e ringjalljes. Vizitë e Murit Perëndimor, Vend i shenjtë për Izraelitët. Fjetja dhe darka në hotel në Bethlehem.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Al-Maghtas, vendi ku u pagëzua Jezusi dhe pastaj do te shkojmë në parë për në Xheriko, qyteti më i vjetër i botës. Pranë këtij qyeti ndodhet Mali i Tundimit, ku Jezusi është tunduar si dhe Manastriri që gjendet aty afër. Nisja për në Eilat. Udhëtimi zgjat rreth 4-5 orë. Nfalesë e shkurtër gjatë udhëtimit në Detin e Vdekur për shlodhje dhe plazh. Mbrritja në Eilat. Vizitë e qytetit bregdetar në Detin e Kuq. Ne mbrëmje vonë kalimi për në qyttetin fqinj, Aqaba, në Jordani. Sistemimi dhe Darkë Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e shkurtër e qytetit. Nisja për në Petra. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritja në Petra dhe Vizitë e Qendrës Arkeologjike më të famshme në Rajon, Petras. Vizta zgjat rreth 4-5 orë. Vazhdimi udhëtimit për në Amman, kryeqyteti Jordanisë. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë pa ndalesa. Ndalesa të shkurtra për shlodhje dhe vizita në Mount Nebo dhe Madaba. Mbrritja në Amman. Sistemimi dhe Darkë dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Vzitë e Monumenteve Kryesore të qytetit. Pasdite Nisja për në Izrael. Ndaalesë për një vizitë në Beit Shan, një qytet i lashtë romak, ku janë restauruar shumë objekte të këtij qyteti, si rrugë, banjo publike, teatro. Vizita përfundon në Tiberias ku vizitohet qyteti përgjatë detit te Galilesë. Sistemimi në Hotel në Nazaret ose Tiberias. Fjetja dhe Darka në hotel.

Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Shëtitje panoramike e Nazareth. Vizitë e Bazilikës së Annunciation. Vizitë e Guvës së pagëzimit, ku engjëlli Gabriel ju shfaq Shën Mërisë. Shikohet Shtëpia e Shën Mërisë dhe e Jozefit. Udhëtohet për në Haifa, qyteti i tretë në Izrael. Vizitohet Monumenti i Bahai dhe Kopshtet Persiane, ku nga duket dhe Mali i Karmel. Udhëtimi vazhdon për në  Tel-Aviv. Mbërritja në Tel Aviv. Vizitë në Neve Tzedek për të eksploruar lagjen moderne të qytetit të Tel Avivit. Më pas vizitë në Jaffa, lagja e vjeter e qytetit Tel Aviv. Shëtitje në këmbë nëpër rrugicat dhe galerive te artit. Sistemimi në Hotel. Fjetja dhe Darka në hotel në Netanya ose Tel Aviv.

Dita e Shtatë: Transferimi për në Aeroport. Fluturimi i kthimit për në Tiranë, nëpërmjet Athinës. Nisja nga Tel Aviv 10.20, Mbrritja në Tiranë në 17.20

 

Në pagesë përfshihen:

-Bileta e avionit vajtje – ardhje.

-Akomodimi në hotel te Kategorisë Turistike.

-Mëngjeset dhe darkat për të gjithë ditët e qëndrimit.

-Shëtitjet në Izrael Jordani (sipas programit)

– Hyrja në Petra.

-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit

-Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport.

 

Në pagesë nuk janë përfshirë:

  1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  3. Bakshishet për Shoferin e autobusit dhe Guidën.

Loading

©2017-2023 KINGS TRAVEL