Overview
Detajet e turit
Dita e Parë: Udhëtimi me avion direkt Tiranë – Paris. Nisja në orën 06:05. Mbrritja në Paris në 09:00. Transferimi për në Qytet. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Vizite ne Kullen Eiffel. Lundimi me Anije ne Lumin Seine. Transferta per ne Versaje. Vizitë në Pallatin e Versajes dhe kopshtet e saj. Kthimi dhe akomodimi në hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Nisja per ne Muzeun e Louvrit dhe Vizita.Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Francës. Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja në drejtim të Galerive Lafajetë (Galeries Lafayette). Shopping Promenade.- Nisja në drejtim të lagjes moderne La Défense. Vizitë dhe dreka në Qendrën e madhe tregtare “Les 4 Temps”. Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi ne Hotel. Nisja në drejtim të Aeroportit. Fluturimi direkt Paris – Tiranë. Nisja në orën 09:45. Mbrritja në Tiranë në orën 12.20.
Shënim: Hoteli ku kryhet akomodimi për të gjithë grupet është ibis Orly Chevilly
Në pagesë përfshihen:
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x30x20cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Lundrimi me Anije.
Kujdes:
- Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
OPSIONALE:
1. Udhëtimi për në Pallatin e Versajës kushton €15 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 7 euro)
2. Bileta për Hyrje në Pallatin e Versajës dhe vizita në Kopshtet e saj kushton €35 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 20 euro)
3. Bileta për Hyrje në Louvre kushton €25 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 15 euro)
4. Lundrimi në Lumin Seine kushton €18 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 10 euro)
5. Ngjitja ne Kullen Eiffel , kati i dyte me ashensor €28 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 18 euro)
Kujdes:
Të gjitha rezervimet për Biletat e Hyrjeve bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit duke i shtuar si opsionale ne rezervim.
Dita e hyrjes ne atraksione mund varioj ne varesi te disponueshmerise!