Overview

Udhëtim në Varshavë dhe Krakov

19 Tetor – 389€ për person

Detajet e turit

Dita e Parë: Udhëtimi me avion Tiranë – Varshavë. Nisja në 09.30. Mbrritja në 11.35. Transferimi me autobus për në qytet. Vizitë panoramike e Varshavës: Qyteti i Vjetër, i ndërtuar pas Luftës Dytë Botërore, Barbican, Katedralja e St. John, kisha më e vjetër dhe më e shquar, ku janë bërë festimet e shpalljes së Kushtetutës së Polonisë (Kushtetuta e parë në Europë dhe e dyta në botë), Muzeu Historik i Varshavës dhe Monumente të tjera. Vizita ne Varshavë: Rruga Mbretërore me Rezidenca Aristokratike dhe Statuja, Komplexi Pallat dhe Park i Willanow, që ka shërbyer si Rezidencë verore për Mbretin Jan III Sobieski. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 

 

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja per ne Krakovë. Vizitë ne Czestochowa. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Vizitë e Kompleksit te Pelegrinazhit të Czestochowa: Jasna Gora dhe Black Madona. Vazhdon udhetimi tek Miniera e Kripës. Vizitë në Minierën e Kripës në Wieliczka. Sistemi dhe fjetje në hotel.

 

 

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vazhdim i Udhëtimit për në Auschwitz. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë në Ish Kampin Nazist të Përqëndrimit Auschwitz.Vazhdon udhëtimi për në Krakow. Vizitë e qytetit të Krakovit: Kështjella Wawel, Ish Rezidencë e Mbretërve, Sheshi i Vjetër i Tregut, Kisha e St. Mary. Fjetje në Hotel.

 

 

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Krakovës. Fluturimi me avion Krakovë – Tiranë. Nisja më 13.05 dhe Mbrritja në Tiranë më 14.55.

 

 

Në pagesë përfshihen:

  1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Varshavë dhe Krakovë – Tiranë.
  2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  3. Akomodim në hotel per 3 net qëndrimi.
  4. Mëngjeset në Hotel sipas programit.
  5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

 

Në pagesë nuk janë përfshirë:

  1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

 

OPSIONALE:

Hyrje ne Minieren e Kripes Wieliczka (40 €/person)

 

Shenim: Të gjitha rezervimet për Biletat e Hyrjeve bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit.

 

Kujdes:

 

  1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
  2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
  3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Sign in to your account

Sign up to your account