Pushime në Zakynthos – 6 Ditë All Inclusive
-
Group Size 100 Peoples
-
LanguagesAlbanian English
Overview
Pushime Verore në Zakynthos | Plazh, Argëtim dhe Ekskursione të paharrueshme
Datat e Udhëtimeve
Qershor
15–20, 20–25, 25–30, 30 Qershor – 5 Korrik
Laganas Beach Holiday 3* Superior – 349€ / person
Hotel Alexander 4* – 419€ / person
Korrik
5–10, 10–15, 15–20, 20–25, 25–30
Laganas Beach Holiday 3* Superior – 419€ / person
Hotel Alexander 4* – 519€ / person
30 Korrik – 4 Gusht
Gusht
4–9, 9–14, 14–19, 19–24, 24–29, 29 Gusht – 3 Shtator
Laganas Beach Holiday 3* Superior – 439€ / person
Hotel Alexander 4* – 539€ / person
Shtator
3–8
Laganas Beach Holiday 3* Superior – 339€ / person
Hotel Alexander 4* – 439€ / person
Akomodimi
Laganas Beach Holiday 3* Superior – BB (mëngjes i përfshirë)
Hotel Alexander 4* – All Inclusive (mëngjes + drekë + darkë)
Nisja nga Tirana në orën 20:00 në darkë, një ditë para datës së udhëtimit.
Bileta e tragetit Kyllini – Zakynthos – Kyllini – ekstra 25€, paguhet te guida.
Programi i Udhëtimit
DITA E PARE
Nisja nga Tirana ne darke nje dite para dates se nisjes .
Nisja nga Durresi darke nje dite para dates se nisjes ( Stacioni i Trenit dhe Plepat ).
Nisja nga Tirana ne Zakynthos. Pushime te shkurtra gjate rruges. Kalimi I doganes ne piken kufitare Kakavije. Pas kalimit te kufirit do te perdorim autostraden IONIAN ROAD e cila lidh qytetin e Janines me qytetin e Patres per te shkuar me pas drejt portit te Kilinit ku do te marrim tragetin per ne Zakynthos. Rreth drekes mberritja dhe akomodimi ne hotel. Pushim. Pas konsumimit te darkes vizite ne qender te sheshit Solomos .
DITA E DYTE – NAVAGIO BEACH (Shipwreck Beach)
Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit marrim anijen qe ben shetitjen rreth e qark gjithe ishullit te Zakynthos, ku vizitohen: Shpella e Delfinave, Fytyra e Poseidonit e gdhendur ne Shkemb, Navagio Beach (Plazhi me I famshem I Zakynthos), Shpella Blu, Shpella Keri, Xyriai (plazh kurativ), Porti San Nikola, Tsilivi. Kjo shetitje e mrekullueshme mbaron rreth ores 17:00 dhe ka nje kosto extra prej 35 euro per person. Kthimi ne hotel. Mbremje e lire.(Personat qe nuk kane deshire te jene pjesmarres ne udhetimin me anije mund te shfrytezojne plazhin afer hotelit).
NJOFTIM: Plazhi Navagio momentalisht eshte i mbyllur nga policia detare dhe nuk lejohet zbarkimi ne plazh i njerezve. Ndalesa qe behet ne kete plazh eshte panoramike dhe vetem per foto deri ne nje njoftim te dyte per hapjen e plazhit, por ndalesat e plazheve qe do te shfrytezohen nga anija do te komunikohen nga kapiteneria e anijes.
DITA E TRETE – VASILIKIOS BEACH
Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi per plazh drejt zones Vasiliko, ku pervec plazhit do të keni mundsi te kryeni sporte te ndryshme ujore gjate qendrimit atje. Kohe e lire per plazh deri ne pasdite. Kthimi ne hotel . Pas darke shijojme jeten plot ngjyra qe keto pushime ne Zakynthos do te ofrojne, sipas deshires ne Taverna, Clube.
DITA E KATERT – QENDRIM I LIRE
Qendrim i lire.
DITA E PESTE – ISHULLI I BRESHKAVE
Mengjesi ne hotel. Me pas nisemi per tek anijet qe bejn lundrime te dedikuara per tek ishulli I breshkave .Pervecse tur rreth ishullit Marathonisi per te pare breshkat Carreta Carreta ( Simboli i ishulit te Zakynthos ) gjithashtu ne ate vend fantastic kemi mundesi qe te bejm edhe plazh.Anija per ne ishullin e breshkave ka kosto extra 22 euro per person. Kthimi ne hotel. Pasdite e lire.
DITA E GJASHTE – ZAKYNTHOS – TIRANE.
Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Shqiperise, perseri nepermjet autostrades IONIAN ROAD. Kthimi per ne Tirane me ndalesa te shkurtra gjate rruges. Fundi I sherbimit tone.
Shenim: Personat qe nuk zgjedhin te kryejne udhetimet opsionale mund te shfrytezojne facilitetet e hotelit (pishine dhe plazhet afer tyre)
Informacion mbi Hotelet
Hotel Alexander The Great 4*
Vendndodhje qendrore në Laganas, afër restoranteve dhe bareve, 7–10 minuta nga plazhi.
Dhomat janë të pajisura me TV, frigorifer, ajër të kondicionuar, kasafortë, ballkon ose verandë.
Ideale për çifte.
Ajër i kondicionuar – falas
Wi-Fi – falas
Shiko hotelin
Laganas Beach Holiday 3*
Hotel familjar dhe rinor, 3 minuta nga plazhi dhe qendra e Laganas.
Dhomat kanë ajër të kondicionuar, frigorifer dhe tualet privat.
Pishinë në qendër, shezllone dhe çadra falas.
Sugjeruar për çifte dhe grupe të rinjsh.
Ajër i kondicionuar – falas
Wi-Fi – falas
Shiko hotelin
Kujdes & Informacione të Rëndësishme
Fëmijët 0–2.99 vjeç – falas
Fëmijët 3–9.99 vjeç – 50% zbritje
Dhomë teke: 75% shtesë
Krevati dopio mund të jetë me dy krevate teke të bashkuar
Rezervimi kërkon 50% parapagim. Pagesa e plotë 20 ditë para nisjes
Pagesa e kryer nuk është e rimbursueshme në rast anulimi nga klienti
Pasaportat duhet të jenë me minimum 3 muaj vlefshmëri
Udhëtimi mund të ndryshojë për shkak të orareve të tragetit
Bileta trageti mund të ndryshojë në çmim për shkak të rritjes së naftës
Autobus: rezervim i vendeve të para kundrejt pagesës (15€, 10€, 5€)
Ekskursionet lokale ofrohen nga operatorë të pavarur dhe mund të ndryshojnë
Shënim: Klientët që nuk dëshirojnë të marrin pjesë në ekskursione opsionale, mund të shfrytëzojnë ambientet dhe shërbimet e hotelit.
Pse të zgjedhësh këtë tur në Zakynthos?
- Shijon një nga ishujt më të bukur të Greqisë, me ujëra kristal dhe natyrë mahnitëse
- Përfshin udhëtim komod me autobus dhe traget, pa stres organizimi
- Përfshin udhëtim komod me autobus dhe traget, pa stres organizimi
- Mundësi për të vizituar plazhin e famshëm Navagio, Shpellat Blu dhe ishullin e breshkave
- Ideale për pushime relaksuese dhe aventura në det me çmim të përballueshëm
Perfshihet/Nuk perfshihet
Durations
- 6 Dite/ 5 Nete
Languages
- Albanian
- English
-
Excellent