DUBROVNIK 5 DITE 399€ 

5 Ditë plazh në Rivieren e Dubrovnikut

Ekskursione cdo dite ne:
** Capakabana
** Dubrovniku i vjeter
** lundrim me anije ne 3 ishujt e Dubrovnikut
** Cavtat
** Mlini
** Kotor
▶▶▶▶◀◀◀◀
DATAT E NISJEVE DHE CHECK IN HOTEL SI ME POSHTE:

MUAJI KORRIK

Nisje 26 Korrik — 5 Dite (4 Nete) — Cmimi 399€ MUAJI GUSHT

Nisje 1 Gusht — 5 Dite (4 Nete) — Cmimi 399€
Nisje 5 Gusht — 5 Dite (4 Nete) — Cmimi 399€
Nisje 13 Gusht — 5 Dite (4 Nete) — Cmimi 399€
Nisje 17 Gusht — 5 Dite (4 Nete) — Cmimi 399€
Nisje 21 Gusht — 5 Dite (4 Nete) — Cmimi 399€ 

⭐⭐
Akomodimi në hotel Villas Plat 3 Yje ne Mlini

 

DITA 1: Plazh ne Mlini

Nisja ne oren 05:00 te mengjesit nga Tirana
Ndalesa e pare do behet ne Muriqan  ku do te kryhen  procedurat e kalimit te kufirit. Me pas vazhdojme rrugen drejt qyteteve te Barit, Petrovacit dhe Shen Stefanit ku do kemi mundesi per nje pushim te shkurter per fotografi.
Vazhdimi udhetimit per ne kufirin Kroat, ku perpara do te kemi mundesi te lundrojme me traget ne Qytetin e Hercegnovit. Pas procedurave te kufirit Kroat, i drejtohemi qytetit te Dubrovnikut.
Akomodimi ne hotel VIla Plat 3 Yje ne Mlini.
Me pas kohe e lire per plazh ne pishinen e hotelit ose ne 3 plazhet afer hotelit
Darka ne restorantin e hotelit

 

DITA 2: Plazh ne Copakaba dhe vizite ne Dubrovnik

Mengjesi ne hotel.
Pas mengjesit  transferimi ne plazhin me te famshem te Dubrovnikut, Copakabana.
Kohe e lire per plazh.
Pas plazhit ne Capakabana vizitojme Dubrovnikun e vjeter.
Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut.  Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s.
Vizita perfshin:
Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujembledhesin  Onofrio,  Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit. Me pas do te vizitojme Uren Tudjman e cila eshte ndertuar per nder te Presidentit te pare Kroat, Franjo Tudjman, gjate viteve 1999 – 2001.
Pas vizites se Dubrovnikut kthimi ne hotel. Darka ne restorantin e hotelit

* Kush nuk deshiron te vizitoje qytetin e vjeter te Dubrovnikut dhe plazhin Copakabana, mund te qendroje per plazh ne ambjentet e hotelit si pishina dhe plazhit

 

DITA 3: Plazh ne “3 Ishujt e Dubrovnikut” (me Anije)

Mengjesi ne hotel
Kete dite ju ftojme per nje aventur blu me anije ne ishujt e Dubrovnikut.
9:30 Nisja nga porti i vjeter i Dubrovnikt.
Mbërritja në ishullin e Koločep.
Koha e lirë për aktivitete individuale (si plazh dhe shetitje ne ishull)
Nisja drejt ishullit të Sipanit
Mbërritja në ishullin e Sipan, duke eksploruar fshatin Suđurađ
Koha e lirë për aktivitete individuale (si plazh dhe shetitje ne ishull)
Dreka në bord dhe nisja drejt ishullit të Lopud
Mbërritja në ishullin e Lopud
Koha e lirë për aktivitete individuale (si plazh dhe shetitje ne ishull)
Nisja nga ishulli i Lopudit. Mbërritja në Dubrovnik rreth ores 18:30.
(Kjo shetitje e mrekullueshme kushton 45 euro personi dhe perfshin lundrimin me anije + dreken + pije)
Kthimi ne hotel dhe darka ne restorantin e hotelit.

* Kush nuk deshiron te vizitoje qytetin e vjeter te Dubrovnikut dhe plazhin Copakabana, mund te qendroje per plazh ne ambjentet e hotelit si pishina dhe plazhet afer hotelit

 

DITA 4: Plazh ne Mlini dhe Mbremje ne Cavtat

Mengjesi ne hotel
Kohe e lire per plazh ne Mlini ne pishinen e hotelit ose plazhet afer hotelit
Pasdite vizite ne qytezen turistike te Cavtat si bulevardin buze detit dhe portin e varkave, ne te cilen gjenden shume lokale dhe dyqane me Suvenire.
Kthimi ne hotel dhe darka ne restorantin e hotelit

 

DITA 5: Vizite ne Kotor

Mengjesi ne hotel
Me pas drejtohemi per ne doganen Kroate per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirit. Pas procedurave te kufirit Kroat nisemi drejt  Kotorrit.
Vizite panoramike ne Kotor: Kotori eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s.  Aty do kemi mundesite shohim Katedralen e St. Triphonit dhe Kishen e St. Nicolas si edhe pallatet e vjeter qe i kane rezistuar kohes.
Opsionale lundrim ma varka ne Kotor .
Pas vizites ne Kotor nisja per ne Muriqan per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirit Shqiptar.
Kthimi ne shtepi ne darke.


=========================================================

PERSE DUHET NDJEKUR TURI I 3 ISHUJVE TE DUBROVNIKUT

Lundrimi me traget në 3 ISHUJT E DUBROVNIKUT perfshin ndesa per vizita dhe plazh ne brigjet e  ishullin e Koločep dhe fshatin Gornje čelo, ishullin Lopud dhe fshatin Lopudm dhe ishullin e Šipan dhe fshatit Suđurađ.

Ishujt Elafiti është arkipelagu i trembëdhjetë ishujve që shtrihen në veriperëndim të Dubrovnikut. Emri i Ishujve Elafiti vjen nga fjala Greke elafos, që do të thotë një dre. Nga trembëdhjetë ishuj vetëm tre janë të banuar:

Ishulli i Koločep – një ishull i gjelbër me pyje shekullore si pisha dhe carob, ullishte dhe kopshte të mbushura me portokall dhe limon, me plazhe të bukura dhe një park të madh aromatik. Eshtë një nga destinacionet më të dashura të eskursionit nga Dubrovniku. Dy vendbanime, Donje Celo dhe Gornje Celo, njëra në bregun lindor dhe tjetra në perëndim, lidhen nga një rrugë ku flladhi nuk mungon ne cdo ore te dites përmes ullishtave dhe kopshteve. Shumë mbetje të arkitekturës së vjetër janë ruajtur dhe janë shpërndarë në të gjithë ishullin (një kishëz e vjetër para-romake, rrënojat e bazilikës, shtëpitë verore, kulla e rojeve dhe shumë te tjera). Në Kapelën e Shën Antonit është poliptiku i Ivan Ugrinoviç (shek. XV), një nga veprat më të mira midis piktorëve të Dubrovnikut. Peisazhi i bukur i artistit ka entuziazmuar dhe frymezuar piktore te shumte nder shekuj.

Ishulli i Lopud – një ishull me bimësi mesdhetare dhe subtropikale, kopshte të bukura, parqe dhe plazhe, Lopud është një nga ishujt më të zhvilluar për turizëm në rajonin e Dubrovnikut. Në të kaluarën, ishte një ishull kapitenësh, i cili siguronte me shumë marinarë për flotën e Republikës së Dubrovnikut. Gjithashtu nga Lopud ishte marinari dhe pronari i famshëm i anijes Miho Pracat. Sipas historianit së Dubrovnikut Razzi, Lopud kishte 30 kisha në shekullin e 16-të, si dhe rezidenca të shumta verore, disa manastire dhe shumë më tepër banorë se sot. Të dukshme në ishull janë rrënojat e kishave mesjetare të hershme, rezidencat verore dhe fortesat. Manastiri françeskan nga 1483, kullat dhe muret e tij mbrojtëse dhe Kisha e tij e Shën Mërisë së Splicës mban një art shumë të vlefshëm: poliptikun e Pietro de Giovanni, triptikun nga punishtja e Nikola Bozidarevic, poltiktin e Girolan da Santacroce, piktura nga mjeshtri flamand Bassan dhe më shumë. Kisha e Zojës së Sunjaiz nga shekulli i 15-të është një monument i vlefshëm kulturor dhe përmban piktura nga Palma plaku, Natalino da Murano, Mateja Juncic dhe të tjerë. Në anën jugore të ishullit ndodhet gjiri Sunj dhe një nga plazhet me rërë më të bukur në Adriatik. Ju mund të bëni një shëtitje të gjatë 20 minuta ose të merrni një makinë golfi për të arritur në plazh.

Ishulli i Sipanit – Ishulli më i madh në arkipelagun Elaphite, me gjiret e tij të qetë, plazhet, selvi, pemët e portokallit dhe limonit, plot me struktura të vjetra (kisha, banesa verore të pronarëve të tokave dhe plebejve) të shpërndara nëpër shpatet e pyllëzuara, me një histori të gjatë të ndërthurur me shumë histori dhe legjenda, është një nga perlat e rajonit të Dubrovnikut. Dy vendbanime, Sudurad në lindje dhe Porti i Sipan në pjesën perëndimore të ishullit thithin turistë të shumtë në shtëpitë e tyre të bukura.

PERFSHIHET:

1) Transporti me autobuz / minibuz turistik sipas programit
2) Transferta ne plazhe te ndryshme te hotelit
3) Akomodimi Hotel Villas Plata 3 Yje ne Milni ne vijen e pare te plazhit
4) Mengjesi dhe Darka ne restorantin e hotelit
5) Pishina verore e hotelit
6) Guida (shoqeruesi) gjate udhetimit
7) Taksa e hyrjes ne Dubrovnikun e vjeter diten e dyte pasdite

NUK PERFSHIHET:

a) Drekat dhe pijet gjate Darkes
c) Taksa turistike
d) Shezlloni i plazhit te hotelit (6 euro)
e) Eskursioni me anije ne 3 ishujt ne Dubrovnik

SHENIM:

Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 05:00 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombëtar)
➤ DURRËS: Ora 04:00 nga Pallati i Sportit
——————————————————

DOGANA
➤ Hyrja në shtetin e Kroacise mund të realizohet vetëm me pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj

——————————————————
INFORMACIONE

► Akomodimi ne dhome teke (single room) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Cmimet dhe disponueshmeria e muzeumeve, eskursioneve dhe cdo aktivitet tjeter lokal mund te ndryshojne dhe jane pergjegjesi e vete Operatoreve Lokale qe mundesojne keto shitje.
Per cdo ndryshim ne lidhje me keto aktivitete, klienti lajmerohet perpara kryerjes se sherbimit.

Loading

Leave a Reply

Note: Comments on the web site reflect the views of their authors, and not necessarily the views of the bookyourtravel internet portal. You are requested to refrain from insults, swearing and vulgar expression. We reserve the right to delete any comment without notice or explanations.

Your email address will not be published. Required fields are signed with *

©2017-2023 KINGS TRAVEL