PARIS DHE DISNEYLAND

DATAT E NISJEVE

Nisja: 27 JANAR- 399€/P

Nisja: 11 SHKURT- 409€/P

DETAJET E TURIT

Dita e Parë: Udhëtimi me avion direkt Tiranë – Paris. Nisja në orën 17:35. Mbrritja në Paris në 20:35. Transferimi për në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Nisja ne drejtim te Kulles Eiffel, Vizitë ne Kullën Eiffel  ne katin e dyte, Shetitja me anije ne Lumin Seine. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Concorde, Assemblee Nationale, Pallati i Invalideve, Varri i  Napoleonit. Vizitë në Muzeun e Luvrit.  Kthimi dhe akomodimi në hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel.  Nisja ne Drejtim te Parkut te madh te Disneyland Paris ,k u vizitohen te dy  parqet e parkut . E gjithe dita i perkushtohet Parkut te madh te Disneyland Paris. Kthimi dhe akomodimi në hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizit Panoramike e Qytetit, Galerite Lafajet ,Kopshti i Luksemburgut, Opera Garnier , Champs – Elysees, Kopshti  I Panteonit. Pasdreke Vizit ne lagjen Moderne te Parisit, La Defense. Nisja për në Aeroport . Fluturimi direkt Paris – Tiranë. Nisja  në orën 21:05 . Mbrritja në Tiranë në orën 23.35.

 

Në pagesë përfshihen:

  1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
  2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  3. Akomodim në hotel për 3 netë.
  4. Hyrja në Parkun Disneyland. (ku perfshihet hyrja ne te dyja parqet 1-Disney Land Paris dhe 2- Walt Disney dhe lojrat)
  5. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  7. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 23cm.

 

(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

 

Në pagesë nuk janë përfshirë:

  1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  3. Lundrimi me Anije.

Kujdes:

  1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
  2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
  3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

 

OPSIONALE

Bileta për Hyrjen në Muzeun Louvre kushton €20. Rezervimi për Biletat bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit. Çmimet e Biletave mund të ndryshojnë.

Lundrimi në Lumin Seine eshte opsional dhe pagesa dhe rezervimi bëhet tek guida.

Loading

©2017-2023 KINGS TRAVEL