Overview
Datat e nisjeve
Detajet e turit
PROGRAMI ME 2 DITE/1 NATE
Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë – Vjenë. Nisja më 10.45 – Mbrritje në Vjenë më 12.30. Transfertë në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Transfertë për në Aeroportin e Vjenës. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 18.20 – Mbrritje në Tiranë në 20:00.
PROGRAMI ME 3 DITE/2 NET
Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë – Vjenë. Nisja më 12.25 – Mbrritje në Vjenë më 14.15. Transfertë në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Transfertë për në Aeroportin e Vjenës. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më14.45 – Mbrritje në Tiranë në 16:15.
Pagesa përfshin:
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
- Akomodim në hotel me 3 yje,
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.
Nëse Fluturimi bëhet nga proshtina, ofrojmë dhe Transfertën me Autobus nga Tirana.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
(Nuk perfshihen bagazhe extra ne cmim)
Në pagesë nuk janë përfshirë:
Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes:
- Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
- Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
- Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.