Overview

KORRIK
02 – 06 Korrik
09 – 13 Korrik
16 – 20 Korrik
Hotel Magnes 4★ – Mëngjes i përfshirë (BB)
Çmimi: 329€ për person

GUSHT
06 – 10 Gusht
20 – 24 Gusht
27 – 31 Gusht
Hotel Magnes 4★ – Mëngjes i përfshirë (BB)
Çmimi: 359€ për person

SHTATOR
03 – 07 Shtator
Hotel Magnes 4★ – Mëngjes i përfshirë (BB)
Çmimi: 269€ për person

Programi i Udhëtimit

Dita 1: Tiranë – Volos
Nisja nga Tirana në orën 04:00. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Kalimi i doganës në pikën kufitare Kapshticë.
Mbërritja dhe akomodimi në hotel. Qëndrim i lirë. Mbrëmje e lirë për shëtitje në portin e jahteve të Volosit dhe darkë në një tavernë tradicionale greke (opsionale, sipas sugjerimeve të guides).

Dita 2: Ishulli Skiathos – Plazhi Koukounaries
Mëngjes në hotel.
Pas mëngjesit, nisje nga porti për një udhëtim panoramik me anije drejt ishullit të Skiathos (ekstra €40/person). Vizitë në qytetin e vjetër dhe më pas ndalesë për plazh në Koukounaries – një nga plazhet më të bukura të Greqisë.
Kthim në Volos në orët e pasdites. Mbrëmje e lirë.

Dita 3: Plazhi Kala Nera
Mëngjes në hotel dhe nisje për në Kala Nera, një fshat bregdetar në rajonin e Pelionit.
Kohë e lirë për plazh, not dhe relaks.
Drekë e lirë në një nga tavernat buzë detit.
Kthim në hotel në mbrëmje.

Dita 4: Agria & Treni Tradicional i Pelionit
Pas mëngjesit, ndalesë në plazhin e Agria-s për një pushim të shkurtër.
Kthimi në hotel dhe pasdite vizitë me trenin historik të Pelionit – Moutzouris (ekstra €20/person).
Ky tren me avull lëviz përmes fshatrave tradicionale dhe ofron pamje të mrekullueshme të zonës.
Kthim në hotel. Mbrëmje e lirë dhe shëtitje përgjatë shëtitores.

Dita 5: Meteora – Tiranë
Mëngjes në hotel. Pas mëngjesit, nisje drejt Kalabakës për një vizitë panoramike në manastiret e famshme të Meteorës – një nga zonat më mahnitëse të Greqisë dhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Konsumimi i ushqimit në Meteora.
Nisje për në Tiranë përmes pikës kufitare të Kakavisë. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.
Mbërritja në Tiranë në orët e mbrëmjes.

Çfarë Përfshihet:

Transporti sipas programit.
Guida shoqëruese gjatë gjithë udhëtimit
Akomodimi në hotel
Mëngjeset për ditët e qëndrimit

Nuk Përfshihet:

Siguracioni i shëndetit në udhëtim
Drekat dhe darkat
Taksa lokale për hotel 4★ – €10 dhoma/natë (paguhet direkt në hotel)
Bileta për në Skiathos – €40/person
Bileta për trenin tradicional të Pelionit – €20/person

 

POLITIKAT E FEMIJEVE.
Ne rastin kur nje femije akomodohet ne nje dhome me 2 te rritur aplikohet ulja si me poshte:

1 FEMIJE NGA 0-2.99 VJEC – FALAS.

FEMIJET NGA 3-9.99 50% ULJE.


►AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) PAGUAN 75% ME SHUME.
►NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
►PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 20 DITE PARA NISJES.
►PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
►AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ.
►NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR.
► AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PRISHJE TE AUTOMJETIT DERI NE 2h 59min, PAS KSAJ ORE, NESE AUTOMJETI NUK RREGULLOHET APO NUK ZEVENDESOHET AGJENSIA JU RIMBURSON 35% TE CMIMIT TE PAKETES.


► REZERVIMI I VENDEVE TE PARA NE AUTOBUS, KA NJE KOSTO EXTRA 15 EURO/PERSON, VENDET E DYTA KANE KOSTO 10 EURO/PERSON, VENDET E TRETA KANE KOSTO 5 EURO/PERSON NDERSA PJESA TJETER E VENDEVE TE AUTOBUSIT NUK MUND TE REZERVOHEN DHE MUND TE MERREN VETEM NE MOMENTIN E NISJES.

CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE.

PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.

 

►TE DHENAT E NISJES DERGOHEN MINIMALISHT NJE DITE PERPARA UDHETIMIT ME MESAZH NE NUMRIN TUAJ TE KONTAKTIT. (SIGUROHUNI QE NUMRI JUAJ TE JETE I VENDOSUR SAKTE GJATE MOMENTIT TE REZERVIMIT)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sign in to your account

Sign up to your account