ZAKYNTHOS – All Inclusive – Zante Royal Resort 4⭐ – 6 Ditë
Akomdodimi ne Zante Royal Resort 4 Yje buze plazhit, ne Vasiliki (Zakynthos)
6 DITE PLAZH NE ISHULLIN ME FAME BOTERORE TE ZAKYNTHOS
Eskursione te ndryshme cdo dite per te viziuar plazhe te ndryshme te Zakynthis si:
-Laganas Beach
-Navagios Beach (lundrim me traget)
-Ishulli i Breshkave te detit (ishulli Cameo)
-Bananas Beach
-Zante
DATAT E NISJEVE dhe CHECK IN HOTEL SI MË POSHTË
MUAJI QERSHOR Nisje 25 Qershor — 6 Ditë (5 Netë) — Çmimi 459€
MUAJI KORRIK Nisje 2 Korrik — 6 Ditë (5 Netë) — Çmimi 479€
Nisje 9 Korrik — 6 Ditë (5 Netë) — Çmimi 499€
Nisje 16 Korrik — 6 Ditë (5 Netë) — Çmimi 499€
Nisje 23 Korrik — 6 Ditë (5 Netë) — Çmimi 499€
Nisje 30 Korrik — 6 Ditë (5 Netë) — Çmimi 499€
MUAJI GUSHT Nisje 1 Gusht — 6 Ditë (5 Netë) — Çmimi 499€
Nisje 6 Gusht — 6 Ditë (5 Netë) — Çmimi 499€
Nisje 11 Gusht — 6 Ditë (5 Netë) — Çmimi 499€
Nisje 16 Gusht — 6 Ditë (5 Netë) — Çmimi 499€
Nisje 21 Gusht — 6 Ditë (5 Netë) — Çmimi 499€
Nisje 26 Gusht — 6 Ditë (5 Netë) — Çmimi 499€
PROGRAMI I DETAJUAR
DITA 1: Plazh në shërbimin All Inclusive në Zante Royal Resort 4 Yje
Nisja drejt Greqisë në mbremjë të ditës së hënë. Ndalesa të shkurtra rrugës për pushime dhe kalimi i kufirit nga pika kufitare e Kakavijës.
Vazhdimi udhëtimit duke përshkruar qytetin e Janinës dhe më pas autostradën IONIAN ROAD e cila lidh qytetin e Janinës me qytetin e Patrës për të shkuar më pas drejt portit të Killinit ku do të marrim tragetin për në Zakynthos.
Mbërritja në Zakynthos dhe akomodimi në Zante Royal Resort 4 Yje në shërbimin All Inclusive.
Kohë e lirë për plazh në Resort.
DITA 2: Shërbim All Inclusive dhe plazh në Resort / Ekskursion në Banana Beach dhe Porto Zoros
Kohë e lirë për plazh në shërbimin All Inclusive në Resort.
Ne mbremje pas shijimit të darkës për klientët që dëshirojnë të shijojnë jetën e natës të Zantes, autobuzi i agjensisë do të mundësojë falas transfertën Resort – Zante – Resort. Nisja nga Resorti në orën 20:00. Kthimi nga Zante në orën 00:30.
—
*Opsionale: Ekskursion në Banana Beach një nga plazhet më të frekuentuara ranore në ishull. I pozicionuar në pjesën juglindore të Zakynthos dhe rreth 20 km nga hoteli, Banana Beach me ujëra të kristalta dhe të ngrohta të detit Jon, ofron infrastrukturë dhe një kulinari tradiconale të shumëllojshme.
Të rinjtë dhe fëmijët mund të argëtohen me sportet e shumta ujore që mundësohen në pjesën jugore të plazhit, ndërsa ata që duan të eksplorojnë mund të ecin gjatë bregut drejt veriut për në plazhin shkëmbor të Porto Zoros.
Kohë e lirë për plazh deri pasdite dhe kthimi ne hotel. (Transferta Resort – Banana Beach – Resort është e përfshirë në ëmimin e paketës).
DITA 3: Shërbim All Inclusive dhe plazh në Resort / Ekskursion me Traget në Navagios Beach (Shipwreck)
*Kohë e lirë për plazh në shërbimin All Inclusive në Resort.
—
*Opsionale: Ekskursion me traget në një prej plazheve më të famshëm botëror NAVAGIOS BEACH (Shipwreck)
Udhëtimi ynë fillon në orën 08:30 me startimin nga hoteli dhe në orën 09:30 nga porti i Zantes nisemi drejt veriut përgjatë bregut lindor ose Zakynthos duke kaluar plazhet e Tsilivi dhe Planos me peisazhet e tyre përrallore. Pasi të kalojmë plazhet me rërë të Alikanas dhe Alikes, arrijmë në gjirin e Shën Nikollën e përgjumur në veri, një nga fshatrat më idilikë të ishullit. Ndalesa jonë e parë është tek SHPELLAT E FAMSHME BLU, ku reflektimi diellit në brëndësi të shpellës krijojnë lojëra ngjyrash të purpurtë, të kuqe dhe blu në muret e shpellës.
Vazhdimi i lundrimit rreth kepit SKINARI ku do të vështrojmë nga larg një ndër qytezat më të vjeter të Zakynthos, dhe vazhdimi i lundrimit më në thellësi për në Jug të ishullit ku me pak fat do të mund të shohin edhe delfinë!
Ndalesa jonë tjetër 1 orë është vërtet befasuese, diçka që shumë prej jush e keni parë më parë por deri tani vetëm në kartolina, si plazhin e famshem NAVAGIOS BEACH (ose ndryshe i njohur si SHIPWREKC).
Kohë e lirë për plazh dhe për të shijuar bukurinë përrallore të Navagios.
Pas qëndrimit në Navagios vazhdimi i lundrimit ku ju këshillojmë të mbani celularët të karikuar për foto, pasi lundrojmë përgjatë Lagunës fantastike të Porto Vromi, i cili është fshati më i vjetër i peshkatarve të Zakynthos dhe ka dy porte natyrale plot me varka peshkimi. Në Porto Vromi do mund të shikoni dhe “Fytyren e Poseidonit” te gdhendur në shkëmb.
Pas kësaj, lundrimi vazhdon në Shpellat e Delfinave, një kompleks prej rreth njëqind shpellash. Tre prej tyre janë më të mëdhenjtë dhe në njërën prej tyre trageti futet brenda dhe ndalet në brëndësi për t’iu krijuar mundësinë për fotografi, ku gjjithashtu do të mund të shikojmë përsëri disa delfinë.
Aventura jone blu vazhdon duke lundruar më në jug ku do të vizitojmë Shpellat e famshme Keri.
Më pas kohë e lirë për plazh dhe për një notim freskues në plazhin Oasis.
Por Aventura jonë Blu rreth ishullit të Zakynthos nuk ka mbaruar me kaq ndaj bëni gati celuarët tuaj përsëri për ishullin e Marathonissi. Shumë vite më parë Marathonissi ishte lidhur me një rrip toke me Zakynthos. Ky ishull është i famshëm për breshkat Caretta-Caretta te cilat janë edhe simboli i Zakynthos. Nëse jeni mjaft me fat dhe breshkat nuk janë të ndrojtura nga prezenca e celularit juaj, do të keni mundësi të kapni në foto një nga momentet tuaja më të paharrueshme të këtyre pushimeve.
Ndalesa e radhes dhe fundit do të jetë për plazh dhe për të shijuar plazhin e Mavratzi ose Geraka në Vasiliko.
Gjatë kthimit për në qytetin e Zantes, do të përshkrojmë disa nga plazhet me breg te gjërë si Porto Zoro, Banana Beach, Porto Roma & St. Nickolas Beach, Argasi… plazhe që mund ti vizitoni në rrugë tokësore gjatë pushimeve tuaja në ishull.
Kthimi në portin e Zantes rreth orës 18:00. (Kjo shëtitje e mrekullueshme kushton 30 eur për të rritur dhe 20 eur për fëmijët (2 – 10 vjeç) dhe përfshin biletën e tragetit dhe transfertën Resort – Porti Zantes – Resort).
DITA 4: Plazh në Ishullin e Cameos dhe Breshkat e Detit Kareta – Kareta
*Kohë e lirë për plazh në shërbimin All Inclusive në Resort.
—
*Opsionale: Ekskursion në limanin Agios Sostis. Limani ndodhet në pjesën jugore të Laganas dhe pranë ishullit të mrekullueshëm të Cameos. Sipas dëshirës ju mund të zgjidhni të bëni plazh në ujërat e kristalta në bregun shkëmbor të ishullit i cili lidhet me limanin me një urë të varur druri, ose të merrni varka të cilat ju çojnë në shpellat me ujëra termale të Kerit dhe Ishullin Marathonissi. Gjithashtu në këtë zonë do të keni mundësi për zhytje me maska të thjeshta dhe të vëzhgoni e të notoni pranë breshkave Kareta – Kareta.
Vizita me varka në shpellat Keri dhe breshkave Kareta – Kareta është një ekskursion shumë i rekomandueshëm, dhe një eksperiencë që do të dëshironi ta përjetoni.
Kohe e lire për plazh dhe aktivitetet që keni përzgjedhur.
Kthimi ne hotel pasdite. (Transferta Resort – limani Agios Sostit – Resort është e përfshirë në çmimin e paketës; Lundrimi drejt Ishullin Marathonissi kushton 15 eur).
DITA 5: Plazh në shërbimin All Inclusive në Zante Royal Resort 4 Yje
*Kohë e lirë për plazh në shërbimin All Inclusive në Resort.
*Në mbrëmje pas shijimit të darkës për klientët që dëshirojnë të shijojnë jetën e natës të Zantes, autobuzi i agjensisë do të mundësojë falas transfertën Resort – Zante – Resort. Nisja nga Resorti në orën 20:00. Kthimi nga Zante në orën 00:30
—
*Opsionale ekskursion ditor: Ekskursion ne ishullin e Kefalonias, për klientet që dëshirojnë të vizitojnë një tjetër ishull magjepsës të Greqisë. Udhëtimi ynë fillon në orën 08:30 me startimin nga hoteli dhe në orën 08:30 nga porti i Zantes nisemi drejt Kefalonias ku mbërrimë rreth orës 09:00 të mëngjesit. Ndalesa e parë do jetë në shpellën befasuese të Drogaratit, e famshme për stalaktitet dhe stalagmite, si edhe akustikën ku soprano e njohur e shekullit ’20 Maria Kallas realizoi në këtë shpellë një nga koncertet e saj.
Më pas do i drejtohemi një tjetër shpelle mahnitëse dhe unike, Melissani. Shpella ka nje liqen nëntokësor, dhe tavani i shpellës ka një kurorë të çarë e cila lejon që rrezet e djellit dhe gjelbërimi të japin imazhin e një xhugle.
Agia Efthimia, qyteza me një bregdet romantik do jetë ndalesa për të konsumuar drekën në një nga tavernat e zonës, ndalesë e planifikuar 1 orë.
Pas drekës nisemi në jugperëndim drejt kryeqytetit të ishullit, Argostoli. Aty do të keni mundësinë të shëtisni, bëni disa pazare ose pini një kafe në një nga shumë kafenetë me arredimin karakteristik të zonës.
Kjo vizitë nuk do të jetë e plotë pa një ndalesë fotografike në të famshmin Plazhi i Myrtos ku nëse koha e lejon, do të kalojmë nga plazhi Sami dhe Lassi per nje peisazh panoramike. Turi ynë përfundon përsëri në Poros, ku do të jetë anija duke pritur për t’ju kthyer në Zakynthos. Nisemi nga Kefalonia në orën 18:00 dhe mbërrijmë në Zakynthos në orë 19:00. (Kjo shëtitje e mrekullueshme kushton 55 eur për të rritur dhe 35 eur për fëmijët (4 – 10 vjeç) dhe përfshin biletën e tragetit dhe transfertën Resort – Porti Zantes – Resort).
DITA 6: Ndalesë në Janinë dhe kthimi në Shtëpi
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, në orën 10:30 nisja me traget nga Zakynthos për në portin e Killinit.
Mbërritja në Killini dhe vazhdimi udhëtimit për në Shqipëri.
Ndalesë në Janinë për pushime në bulevardin buze liqenit.
Pas ndalesës në Janinë kthim nga kufiri i Kakavisë për Shqipëri
Mbërritja në darkë fundi i shërbimit tonë.
NE ÇMIM PERFSHIHET
1) Transporti me autobuz / minibuz turistik sipas programit.
2) Të gjitha transfertat në plazhet e ishullit të Zakynthos sipas programit të çdo dite.
3) Akomodimi për 5 netë në ZANTE ROYAL RESORT 4 YJE buzë plazhit në zonën e Vasilikis.
4) Shërbimi All Inclusive gjatë qëndrimit në Resort.
5) Përdorimi i pishinës dhe rrëshkitëseve të Resortit.
6) Animacione gjatë pushimeve në resort për të rritur dhe fëmijë.
7) Asistencë me guidë (shoqërues) shqiptar.
NE ÇMIM NUK PERFSHIHET
a. Bileta e tragetit Kyllini – Zakynthos – Kyllini, (çmimi 25€).
b. Shezllonet gjatë plazhit.
c. Taksa lokale e Greqisë 7 euro nata për dhomë në hotel me 4 yje. Taksa paguhet në recepsionin e hotelit nga vetë klientët.
d. Ekskursionet opsionale në program.
SHENIME:
►Duhet të dini se:
Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 22:30 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar) të ditës së hënë.
➤ DURRËS: Ora 23:10 nga Plepat. —————————————————— POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmija i parë në moshën 0 – 11.99 vjeç paguan 150€.
➤ Fëmija i dytë në moshën 0 – 11.99 vjeç paguan 300€.
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————
SHËRBIMI ALL INCLUSIVE ➤ MËNGJESI: 7:00 – 10:00.
➤ DREKA 12:30 – 14:30.
➤ APERITIV: 16:00 – 17:00 (kafe, çaj, ëmbëlsira, mini sanduich, mini molto dhe biskota).
➤ DARKA: 18:30 – 21:30.
Gjatë shijimit të vakteve (mëngjes + drekë + darkë) shërbehet birrë kriko, verë, pije j0-alkolike, pije të ngrohta, ujë mineral.
➤ PIJET E NGROHTA, PIJET E FTOHTA (Alkoolike & Jo-Alkoolike), AKULLORE: 10:00 – 23:00.
PIJET E NGROHTA: Kafe Filtër dhe Caj.
PIJET E FTOHTA: Birre Kriko, Vere, pije jo-alkolie, pijet alkolike vendase: Whisky, Gin, Vodka, Rum, Tequila.
(**Kafe ekspres, kapucino, nescafe, kafe fredo, ujë mineral me shishe, nuk janë të përfshira në shërbimin e All Inclusive por janë me pagesë ekstra).
➤ Check in në Hotel bëhet pas orës 14:00.
➤ Check out në Hotel bëhet jo më vonë se ora 11:00.
➤ Shërbimi fillon me Drekën e Ditës së Parë dhe përfundon me Mëngjesin e Ditës së fundit.
➤ Wireless ofron akses falas në zonen e hollit të hotelit. Wifi në dhomë është me ekstra pagese: 1 ditë – 5 euro, 3 ditë – 10 euro, 5 ditë – 15 euro.
➤ Aksesi i pishinës me slide është i përfshirë në çmim. —————————————————— DOGANA
➤ Hyrja në shtetin e Greqisë mund të realizohet vetëm me pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj.
——————————————————
INFORMACIONE ► Akomodimi në dhomë teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëtoni pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe çdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vete Operatorëve Lokal që mundësojnë këto shitje.
Për çdo ndryshim në lidhje me keto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.