Telefono +355698088854

Akomdodimi ne hotel Strada Marina 4 Yje ne qender te Zantes dhe buze detit

6 DITE PLAZH NE ISHULLIN ME FAME BOTERORE TE ZAKYNTHOS
Eskursione te ndryshme cdo dite per te viziuar plazhe te ndryshme te Zakynthis si:
-Laganas Beach
-Navagios Beach (lundrim me traget)
-Ishulli i Breshkave te detit (ishulli Cameo)
-Bananas Beach
-Zante
———MUAJI QERSHOR———
Nisje 6 Qershor — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 279€
Nisje 13 Qershor — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 299€
Nisje 20 Qershor — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 299€
Nisje 27 Qershor — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 349€
———MUAJI KORRIK———
Nisje 4 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 379€
Nisje 11 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 389€
Nisje 18 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 399€
Nisje 25 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 399€
———MUAJI GUSHT———
Nisje 1 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 399€
Nisje 8 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 399€
Nisje 15 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 399€
Nisje 22 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 399€
Nisje 29 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 379€

PROGRAMI I DETAJUAR

DITA 1: Plazh ne Laganas Beach dhe Vizite ne Zante

*Nisja drejt Greqise ne mbremje te dites se hene. Ndalesa te shkurtra rruges per pushime dhe kalimi i kufirit nga pika kufitare e Kakavijes
Vazhdimi udhetimit duke pershkruar qytein e Janines dhe me pas autostraden IONIAN ROAD e cila lidh qytetin e Janines me qytetin e Patres per te shkuar me pas drejt portit te Kilinit ku do te marrim tragetin per ne Zakynthos.
Mberritja ne Zakynthos dhe akomodimi ne hotel Strada Marina 4 Yje, ne qender te Zantes ne qytetin kryesor te ishullit
Pas akomodimit ne hotel transferohemi ne Laganas beach (9 km larg Zantes)
Kohe e lire per plazh ne Laganas.
(Klientet qe nuk deshirojne te vijne ne Laganas, mund te shfrytezojne pishinen e hotelit e pozicionuar ne taracen e tij)
Pasdite kthimi ne hotel
Mbremje e lire per te frekuentuar jeten e nates te qytetit. Hotel Strada Marina 4 Yje i pozicionuar ne qendren e qytetit ju mundeson te shetisni lirisht ne Zante  duke frekuentuar cdo aktivitet te saj. Taverna te shumta dhe lokalet me te njohura per organizime eventesh dhe party ndodhen vetem ne Zante, qytetin me te madh dhe te rendesishem te ishullit Zakynthos

 

DITA 2: Plazh Banana Beach dhe Porto Zoros
*Mengjesi ne hotel
Pas mengjesit ne hotel nisemi drejt Banana Beach nje nga plazhet me te frekuentuara ranore ne ishull. I pozicionuar ne pjesen juglindore te Zakynthos dhe rreth 20 km nga hoteli, Banana Beach me ujera te kristalta dhe te ngrohta te detit Jon, ofron infrastrukture dhe nje kulinari tradiconale te shumellojshme.
Te rinjte dhe femijet mund te argetohen me sportet e shumta ujore qē mundesohen ne pjesen jugore te plazhit, ndersa ata qe duan te eksplorojne mund te ecin gjate bregut drejt veriut per ne plazhin shkembor te Porto Zoros.
Kohe e lire per plazh deri pasdite dhe kthimi ne hotel
Mbremje e lire per te frekuentuar jeten e nates te qytetit. Hotel Strada Marina 4 Yje i pozicionuar ne qendren e qytetit ju mundeson te shetisni lirisht ne Zante  duke frekuentuar cdo aktivitet te saj. Taverna te shumta dhe lokalet me te njohura per organizime eventesh dhe party ndodhen vetem ne Zante, qytetin me te madh dhe te rendesishem te ishullit Zakynthos

 

DITA 3: Plazh dhe Shetitje me Traget ne Navagios beach (Shipwreck)
*Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit  do te nisim aventuren BLU, ku ne portin e Zante na pret trageti per te vazhduar lundrim drejt nje prej plazheve me te famshem boteror is NAVAGIOS BEACH (Shipwreck)
Udhetimi yne fillon ne oren 9.30, ndersa nisemi drejt veriut pergjate bregut lindor ose Zakynthos duke kaluar plazhet e Tsilivi dhe Planos me peizazhet e tyre perrallore. Pasi te kalojme plazhet me rere te Alikanas dhe Alikes, arrijme ne gjirin e Shen Nikollen e pergjumur ne veri, nje nga fshatrat me idilike te ishullit. Ndalesa jone e pare eshte tek SHPELLAT E FAMSHME BLU, ku reflektimi dielli ne brendesi te shpelles krijojne lojera ngjyrash te purpurte, te kuqe dhe blu ne muret e shpelles.
Vazhdimi i udhetimit rreth kepit SKINARI ku do te veshtrojme nga larg nje nder qytezat me te vjeter te Zakynthos, dhe vazhdimi i lundrimit me ne thellesi per ne Jug te ishullit ku me pak fat do te mund te shohin edhe delfine!
Ndalesa jone tjeter 1 ore eshte vertet befasuese, diçka qe shume prej jush e keni pare me pare por deri tani vetem ne kartolina, si plazhin e famshem NAVAGIOS BEACH (ose ndryshe i njohur si SHIPWREKC).
Kohe e lire per plazh dhe per te shijuar bukurine perrallore te Navagios.
Pas qendrimit ne Navagios vazhdimi i lundrimit ku ju keshillojme te mbani celularet te karikuar per foto, pasi lundrojme pergjate Lagunes fantastike te Porto Vromi, i cili eshte fshati me i vjeter i peshkatarve te Zakynthos dhe ka dy porte natyrale plot me varka peshkimi. Ne Porto Vromi do mund te shikoni dhe “Fytyren e Poseidonit” te gdhendur ne shkemb.
Pas kesaj, lundrimi vazhdon ne Shpellat e Delfinave, nje kompleks prej rreth njeqind shpellash. Tre prej tyre jane me te medhenjte dhe ne njeren prej tyre trageti futet brenda dhe ndalet ne brendesi per t’iu krijuar mundesine per fotografi, ku gjjithashtu do te mund te shikojme perseri disa delfine.
Aventura jone blu vazhdon duke lundruar me ne jug ku do te vizitojme Shpellat e famshme te Keri.
Me pas kohe e lire per plazh dhe per nje notim freskues ne plazhin Oasis.
Por Aventura e jone Blu rreth ishullut te Zakynthos nuk ka mbaruar me kaq ndaj beni gati celuaret tuaja perseri per ishullin e Marathonissi. Shume vite me pare Marathonissi ishte lidhur me nje rrip toke me Zakynthos. Ky ishull eshte i famshem per breshkat Caretta-Caretta te cilat jane edhe simboli i Zakynthos. Nese jeni mjaft me fat dhe breshkat nuk jane te ndrojtura nga prezenca e celularit juaj, do te keni mundesi te kapni ne foto nje nga momentet tuaja me te paharrueshme te ketyre pushimeve.
Ndalesa e radhes dhe fundit do te jete per plazh dhe per te shijuar plazhin e Mavratzi ose Geraka ne Vasiliko.
Gjate kthimit per ne qytetin e Zantes,  do te pershkrojme disa nga plazhe me breg te gjere si Porto Zoro, Banana Beach, Porto Roma & St. Nickolas Beach, Argasi… plazhe qe mund ti vizitoni gjate pushimeve tuaj ne ishull.
Kthimi ne portin e Zantes rreth ores 18:00. (Kjo shetije e mrekullueshme kushton 30 euro dhe eshte me extra pagese)
*Mbremje e lire per te frekuentuar jeten e nates ne Zante

DITA 4: Plazh ne Ishullin e Cameos me Breshkat e Detit Kareta – Kareta
*Mengjesi ne hotel
Pas mengjesit ne hotel, nisemi drejt limanit te Agios Sostis. Limani ndodhet ne pjesen jugore te Laganase dhe prane ishullit te mrekullueshem te Cameos. Sipas deshires ju mund te zgjidhni te beni plazh ne ujerat e kristalta ne bregun shkembor te ishullit cili lidhet me limanin me nje ure te varur druri, ose te merrni varka te cilat ju çojne ne shpellat me ujera termale te Kerit dhe Ishullin Marathonisi. Gjithashtu ne kete zone do te keni mundesi zhytje me maska te thjeshta dhe te vezhgoni e te notoni prane breshkave Kareta – Kareta.
Vizita me varka ne shpellat Keri dhe breshkave Kareta – Kareta eshte nje eskursion shume rekomandueshem, dhe nje eksperience qe do te deshironi ta perjetoni
Kohe e lire per plazh dhe aktivitetet qe keni perzgjedhur.
Kthimi ne hotel pasdite
Mbremje e lire per te frekuentuar jeten e nates ne Zante

 

DITA 5: Plazh ne Tsilivi Beach ose Eskursion ne Ishullin e Kefalonias
*Mengjesi ne hotel
Pas mengjesit ne hotel nisemi kesaj radhe drejt veriut te ishullit ne Tsilivi Beach nje tjeter plazh shume i frekuentuar ne ishull. I pozicionuar ne pjesen veri-lindore te Zakynthos dhe rreth 10 km nga Zante, Tsilivi Beach me ujera te kristalta dhe te ngrohta te detit Jon, ofron infrastrukture dhe nje kulinari tradiconale te shumellojshme.
Te rinjte dhe femijet mund te argetohen me sportet e shumta ujore qē mundesohen rreth plazhit
Kohe e lire per plazh deri pasdite dhe kthimi ne hotel
**Opsionale eskursion ne ishullin e Kefalonias, per klientet qe deshirojne te vizitojne nje tjeter ishull magjepes te Greqise
Mbremje e lire per te frekuentuar jeten e nates ne Zante

 

DITA 6: Ndalese ne Janine dhe Kthim
*Mengjesi ne hotel.
Pas mengjesit, ne oren 10:30 nisja me traget nga Zakynthos per ne portin e Killinit.
Mberritja ne Killini dhe vazhdimi udhetimit per ne Shqiperi
Ndalese ne Janine per pushime ne bulevardin buze liqenit.
Pas ndaleses ne Janine kthim nga kufiri i Kakavise per Shqiperi
*Mberritja ne darke fundi i sherbimit tone.

 

NE ÇMIM PERFSHIHET
1) Transporti me autobuz / minibuz turistik sipas programit
2) Te gjitha shetitjet dhe transfertat ne plazhet e ishullit te Zakynthos sipas programit te çdo dite
3) Akomodimi per 5 nete ne hotel STRADA MARINA 4 YJE ne qender te Zantes buze detit dhe prane lokaleve, restoranteve dhe tavernave te qytetit.
4) Mengjeset ne restorantin e hotelit gjate qendrimit ne Zakynthos
5) Perdorimi i pishines se hotelit
6) Asistence me guide (shoqerues) shqiptar
NE ÇMIM NUK PERFSHIHET
a) Drekat dhe Darkat
b) Bileta e tragetit Kyllini – Zakynthos – Kyllini, (çmimi 25€)
c) Shezllonet gjate plazhit
d) Taksa lokale e Greqise 1.5 euro nata per dhome ne hotel me 3 yje, dhe 3 euro nata per dhome ne hotel me 4 yje. Taksa paguhet ne recepsionin e hotelit nga vete klientet

SHENIME:

Nisja do te behet si me poshte:

➤ TIRANE: Ora 22:30 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombetar)

➤ DURRES: Ora 21:30 nga pallati sportit

——————————————————

POLITIKAT E ÇMIMIT PER FEMIJET

➤ Femijet ne moshen 0 – 1.99 vjec paguajne 80€

➤ Femijet ne moshen 2 – 11.99 vjeç perfitojne 100€ zbritje nga cmimi i afishuar

——————————————————

DOGANA

➤ Hyrja ne shtetin e Greqise mund te realizohet vetem me pashaporte me vlefshmeri minimumi 3 muaj

 

——————————————————

INFORMACIONE

► Akomodimi ne dhome teke (sngle) eshte me ekstra pagese ne vleren 50% mbi çmimin per person

► Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar

► Operatori Turistik nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, ekspuls, etj.

► Nese nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udheton pa pranine njerit ose asnjerit prej prinderve, ju nevojitet prokure e noterizuar

► Cmimet dhe disponueshmeria e muzeumeve, eskursioneve dhe cdo aktivitet tjeter lokal mund te ndryshojne dhe jane pergjegjesi e vete Operatoreve Lokale qe mundesojne keto shitje.

Per cdo ndryshim ne lidje me keto aktivitete, klienti lajmerohet perpara kryerjes se sherbimit

Loading

©2017-2023 KINGS TRAVEL