Na kontaktoni +355698088884

KONTRATA

KONTRATA

Kontrata e paketave te udhetimit

1.KUPTIMI “PAKETE TURISTIKE” DHE TE DREJTAT E SHITJES SE TYRE

  1. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 61,të ligjit nr 9902, datë 17.04.2008 për mbrojtjen e konsumatorit,të dy, si orgaizuesi edhe shitësi i paketave turistike, duhet të jenë të licencuar për të kryer aktivitetet e tyre.Personat apo subjektet qe nuk kane keto atribute, jane te zhveshur nga e drejta e shitjes se ketyre paketave dhe nuk mundet kurresesi te luajne rolin e nje SUBAGJENTI te komisionuar.
  2. Konsumatori ka të drejtë të marrë një kopje të kontratës së paketes turistike, (në përputhje me Nenin 47 pika 8 te ligjit i cili është dokument i nevojshëm për të aplikuar për marrjen e nje vendimi në bazë të pikes 19 të po ketij neni)
  3. Paketa Turistike perbehet nga transporti dhe akomodimi te reklamuara dhe te shitura se bashku nga nja shites i njohur si TOUR OPERATOR.Sherbime te tjera shtese mund ti bashkengjiten kesaj pakete si:
    1. Transferta te ndryshme
    1. Excursione dhe aktivitete te ndryshme te ofruara gjate periudhes se pushimeve
    1. Guida dhe perkthyes etj etj.
  4. Transporti mund te jete me linja te rregullta skeduli ose nepermjet linjave ajrore charter vendase ose te huaja.
  5. Akomodimi mund te jete i formave dhe niveleve te ndryshem me trajtime ushqimore te standarteve dhe formave te ndryshme gjithashtu.
  6. Paketat turistike, jane te organizuara nga Tour Operatori dhe i shiten konsumatorit nga nje Agjent Udhetimesh.Disa Agjente jane te punesuar nga Tour Opratori, te tjere jane te pavarur.
  7. Baza ligjore

Kontrata e shitjes së një pakete turistike përvec kushteve të përgjithshme është gjithashtu e rregulluar nga nenet e paraqitura në dokumentacionin e udhëtimit, i cili i jepet konsumatorit. Kjo kontratë, ka të bëjë me aranxhimin e udhëtimit, pushimet dhe shitjen e shërbimeve turistike të rregulluara me anë të Ligjit nr. 1084, të 27 Dhjetor 1977, e ratikuar dhe e ekzekutuar nga Konventa Ndërkombëtare e Kontrateve të Udhëtimit, e nënshkruar me 13 Prill 1970 në Bruksel. Kontrata në distancë e nënshkruar nga konsumatori, (për të gjitha aplikimet për kontratat për shërbimet e kohës së lire), është subjekt i Legjislacionit për Kontratat e Paketave të udhëtimit në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 61, të ligjit nr 9902, datë 17.04.2008.

  1. Rezervimi

Rezervimi mund të bëhet vetëm pas pranimit të kushteve të përgjithshme të kontratës nga ana e konsumatorit. Kontrata merret parasysh kur KINGS TRAVEL konfirmon rezervimin, me informacionet përkatëse te shkruara, përmes email, fax ose me anë të telefonit. Specifikimet rreth paketës ose shërbimeve turistike shtesë janë të përfshira në shënimet dhe detajet e ofertës dhe paraqiten para nënshkrimit të kontratës, si parashihet nga ligji në fuqi. Në rast se produkti turistik i krijuar nga KINGS TRAVEL I reklamuar ne web www.KINGSTRAVEL.AL ose i botuar në broshurë kërkon një numër minimal të pjesëmarrësve, organizatori ka të drejtë të mos kryej udhëtimin nëse numri minimal i pjesëmarrësve nuk është arritur. Organizatori ka te drejte te lajmeroje konsumatorin per anullimin e udhetimit nga 7 deri ne 1 dite para nisjes duke i kthyer te gjithe pagesen e bere gjate rezervimit. Numri minimal i personave qe udhetimi te realziohet eshte 20.

  1. Pagesat
  2. MInimumi 50 % e cmimit te plote te paketes, duhet te depozitohet në kohën e rezervimit dhe e gjithe shuma duhet te jete e paguar deri 14 dite perpara udhetimit. Në rastet kur bëhet anullimi i prenotimit, në bazë të art. 6, organizatori ka të drejtën legjitime të mbajë shumën e marrë si pagesë të pjesshme e vlefshme për të mbuluar penalen e anullimit. Mospagimi i shumave të lart permendura në datat e duhura ka nje klauzolë të vecantë që përcakton anullimin e kontratës së shitjes së paketave turistike, përveç kompensimit për dëme të mëtejshme që i janë shkaktuar organizatorit.
  3. 100% e cmimit te plote te paketes duhet te depozitohet ne kohen e rezervimit ne rastet kur paketa perfshin bilete avioni apo hotele me oferte. Kjo i komunikohet konsumatorit ne momentin e rezervimit.
  4. Cmimet
  5. Cmimi i paketave turistike është publikuar ne katalog dhe ne faqen internet www.KINGSTRAVEL.com, eshte i shprehur ne EUR dhe bazohet në cmimet e kontraktuara nga organizatori per Hotele, cmimet e transportit me avion duke llogaritur cmimin e karburantit 500 USD/Ton f.o.b. dhe shpenzime shtesë, si p.sh. taksa të detyrueshme që paguhen në vend janë gjithmonë të specikuara në shënimet dhe detajet e ofertës.
    1. Cmimi mund të ndryshojë nëse ndryshojnë elemente si: kostoja e transportit duke përfshirë koston e karburantit; taksat dhe tarifat e disa prej shërbimeve turistike, si taksat e uljes dhe ngritjes se avioneve; kursi i kembimit që i aplikohet paketave, heqja e ofertave te vencanta nga hotelet. Për sa i përket ndryshimeve të tilla, ata do ti referohen kurseve të kembimit dhe kostove të lart përmendura, gjithashtu dhe cmimeve përkatëse të përmendura në momentin e aplikimit të rezervimit, pa marre parasysh cmimin e publikuar ne website. Per konsumatoret te cilet kane rezervuar para ketyre ndryshimeve, nuk do te kete ndryshim ne cmim, nuk do t’i kerkohet pagese ekstra.
  6. Detyrimet e Prenotimeve dhe Penalitetet
  7. Prenotimi do behet nga agjensia duke perdorur formularin e rezervimit. Organizatori ne cdo prenotim duhet te informoje konsumarorin per kushtet e paketes dhe kushtet e pergjithshme te blerjes se tyre e te penaliteteve ne rast anullimi, duke e orientuar ate ne rregulloren e publikuar ne website ose duke i dhene nje kopje te printuar.
  8. PENALITETI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
    1. Anullimi deri ne 7 dite kalendarike para nisjes. Konsumatori ka per detyre te paguaje te gjitha kostot e organizatorit per kete anullim si me poshte:
  9. Paketa perfshin bilete avioni – ne kete rast organizatori mban nga konsumatori kostot e gjobes se paguar per anullim kundrejt kompanise ajrore te cilat mund te jene nga 0-100% te pageses. Kostot i behen te ditura konsumatorit ne momentin qe ai vendos per anullim.
  10. Paketa perfshin rezervimin e hotelit i cili eshte me oferte ose me oferte per rezervimet e hershme (early booking)- ne kete rast organizatori mban nga konsumatori kostot e gjobes se paguar per anullim kundrejt hotelit te cilat variojne nga 0-100%. Kostot i behen te ditura konsumatorit ne momentin qe ai vendos per anullim.
  11. Te gjitha kostot e tjera te paguara nga organizatori, duke perfshire dhe transfertat bankare. .
  12.  
    1. Anullimi 7 dite kalendarike deri diten e nisjes i jep te drejten Kompanise te mbaje 100 % te vleres totale te Paketes
  13. Anullimi nga ana e Konsumatorit pa penale

Konsumatori mund të tërhiqet nga Kontrata, pa paguar penale në rastet qe vijojne:

  1. Rritja e cmimit (sipas nenit 5 me siper) me shume se 10%.
  2. Ndryshime të rëndësishme të një ose disa elementeve të kontratës, të cilat cilësohen thelbësore për realizimin e plotë të paketave turistike por para nisjes, të papranuara nga konsumatori. Në rastet e lartëpermendura, konsumatori ka të drejtë:
    1. Të ketë përparësinë e një pakete turistike alternative, pa kosto ekstra ose me kthimin e shumës në rast të shtese pageses nëse paketa e dytë turisitke është më e ulët se e para.
    1. Të marr përsipër vetëm shumën e parave tashme të dhëna. Rimbursimi duhet të bëhet brënda 7 ditë pune nga koha e marrjes së formularit të shkruar të aplikimit për rimbursim.
  3. Konsumatori duhet të paraqesë vendimin e tij (pranon ndryshimin ose terhiqet) brënda dhe jo me gjate se dy ditë pune nga momenti që i është dhënë njoftimi për ngritjen ose ndryshimin e çmimeve. Në mungesë te komunikimit te prerë, brenda kohës së lart përmendur, propozimi i formuluar nga organizuesi konsiderohet si i pranuar.
  4. Ndryshime nga konsumatori

Modifikimet e kerkuara nga konsumatori per nje prenotim te pranuar e kontraktuar nuk jane te detyrueshme per organizatorin. Në rast se organizatori mundet ta realizoje ndryshimin qe konsumatori i kerkon, konsumatori ka te drejten te beje kete ndryshim duke marre parasysh pagesat e kostos perkatese qe vjen nga diferenca e cmimit te Hotelit dhe e cmimit te avionit sipas sezonalitetit. Keto kosto i komunikohen konsumatorit ne momentin e komunikimit nga ana e tij per ndryshimet e deshiruara.

9. Ndryshime nga organizuesi

Në rast se pas nisjes organizuesi nuk mund të ofrojë, për cfarëdo lloj arsyeje (pavarësisht rrethanave që varen nga konsumatori) një pjesë të rëndësishme të shërbimit që përfshihet në kontratë, zgjidhje alternative duhet t’i ofrohen konsumatorit pa pagesë shtesë. Nëse vlera e shërbimit të ofruar është më e ulët se vlera e shërbimit të parashikuar, ndryshimi midis tyre do të rimbursohet.Nëse nuk është e mundur një zgjidhje alternative ose nëse zgjidhja e ofruar nga organizuesi është refuzuar nga konsumatori për arsye serioze dhe të justikueshme, konsumatori do te rimbursohet vetem per ate pjese te sherbimit te munguar.

  1. Transferimi i rezervimit

Konsumatori ka të drejtë të zëvendësohet nga një person tjetër ne se:

  1. jep një njoftim me shkrim Organizuesit të pakten 4 ditë pune para datës së nisjes, duke dhene në të njëjtën kohë emrin dhe mbiemrin e personit zëvendësues;
  2. Zëvendësuesi i përmbush të gjitha kushtet për realizimin e sherbimit, kërkesat që kanë të bëjnë me pasaportën e udhëtimit, visën, sigurimin shendetesor, akomodimin ne hotel dhe transportin;
  3. Personi zëvendësues duhet të rimborsoje organizatorit shpenzimet qe ky ben per zevendesimin
  4. Konsumatori që heq dorë, është përgjegjës për pagesën e saldos se cmimit te paketes si dhe tarifës shpenzimeve per zëvendësimin të cituara në pjesën c) të artikullit.
  5. Për sa i perket disa prej shërbimeve, mund të ndodh që palët e treta që ofrojnë shërbimin mund të mos pranojnë ndryshimin e emrit edhe nëse është bërë sipas rregullave të cituara në pjesën a) të artikullit. KINGS TRAVEL nuk do të jetë përgjegjës për mundësinë e mospranimit nga palët e treta për ndryshimin e emrit. Ky mospranim do t’ju komunikohet menjëherë palëve përkatëse nga KINGS TRAVEL para nisjes.
  6. Detyrimet e pjesëmarrësit
    a. Pjesëmarrësit duhet të pajisen me pasaporta personale te vlefshme ose dokumenta të tjera të vlefshme për të udhëtuar drejt vendit të destinuar, si dhe me çertifikatë shëndetësore nëse kërkohet. Femijet deri 18 vjec qe udhetojne pa prinderit ose me 1 prind, duhen te kete prokure te posacme qe lejon udhetimin jashte vendit.
    b. Siguracioni i shendetit ne udhetim eshte i keshillueshem per cdo udhetar dhe nuk eshte i perfshire ne paketat turistike .

Organizatori nuk e ka per detyre te njoftoje udhetaret per dokumentacionin e lartpermendur dhe gjithashtu nuk ka asnje pergjegjesi ne rastet kur punonjesit ne pikat kufitare nuk lejojne kalimin e tyre per shkak te mungeses se dokumentacionit te lartpemendur.

Për më tepër, turisti duhet të sillet me kulturë dhe të respektojë detyrat dhe rregullat e veçanta që i perkasin vendit të destinacionit, të gjitha informacionet e ofruara nga organizatori, si dhe rregulloret dhe dispozitat administrative dhe ligjore që i përkasin paketave turistike. Pjesëmarrësi do të jetë përgjegjës për të gjitha dëmet që i shkaktohen organizatorit si pasojë e parregullsisë së përmbushjes së detyrimeve të lartpërmendura. Konsumatori duhet t’i paraqesë organizatorit të gjitha dokumentat, informacionet dhe elementët që i përkasin atij, të cilat mund te jenë të nevojshme për të ushtruar të drejten e vetëmbrojtjes ligjore ndaj paleve te treta, pergjegjes per demin. Organizatori quan përgjegjës konsumatorin për detyrimet në të drejtën e vetëmbrojtes. Në momentin e rezervimit, konsumatori do t’i komunikoj organizatorit, me shkrim detajet e nevojshme që mund të jenë pjesë e një marrëveshjeje të vecantë si p.sh.udhëzuesi i udhëtimit, me kusht që realizimi i tyre të jetë i mundur.

  1. Klasifikimi i hotelit

Klasifikimi zyrtar i strukturave të hotelit është i dhënë në katalog (në letër ose formë elektronike) ose me materialet e tjera informuese, bazuar në deklaratat zyrtare të autoriteteve kompetente të vendit në të cilin ofrohet shërbimi.Klasifikimi i hoteleve nuk behet nga organizatori apo strukturat e tij. Në mungesë të klasikimeve zyrtare të njohura nga Autoritetet Publike kompetente të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të cilave i referohet shërbimi – me qëllimin për të vene në dukje në mënyrë të detajuar karakteristikat e cilësisë së akomodimit të hotelit të ofruar dhe për të bërë konsumatorin të vetëdijshëm për zgjedhjen e tij – konsumatori ka per detyre te kontrolloje ne menyre individuale karakteristikat e hotelit te zgjedhur nga vete ai, apo nga agjensia ne Internet ne faqet si www.tripadvisor.com ose www.booking.com.

  • Ne rastet kur paketa turistike eshte udhetim ne grup me guide, kategoria e hoteleve te zgjedhur percaktohet nga organizatori. Ne rastet kur emrat e hoteleve nuk jane te percaktuar ne program, organizatori ka te drejte te vendose per emrat e hoteleve deri ne 2 dite para nisjes, por pa ndryshuar kategorine e tyre.
  • Ne rastet kur paketa turistike eshte udhetim individual, apo udhetim charter, organizatori sugjeron hotele nga te cilat konsumatori ben zgjedhjen e tij. Konsumatori ka per detyre te beje kerkime individuale ne internet per cilesine, vendodhjen, kritikat per hotelin e zgjedhur prej tij. Organizatori jep sugjerime, rekomandime duke u bazuar ne pervojen e tij, por nuk mban pergjegjesi per zgjedhjen e konsumatorit. Organizatori ka per detyre te rezervoje llojin e dhomes dhe hotelin e zgjedhur prej konsumatorit. Organizatori nuk mban pergjegjesi per mungesen e sherbimit apo cdo mangesi nga hoteli. Nga momenti i rezervimit, konsumatori behet klient i hotelit dhe ka te drejte te kerkoje llogari te stafi menaxhues i hotelit per cdo mangesi ne sherbim.
  • Përgjegjësia

Organizatori është pergjegjes për dëmet që i shkaktohen konsumatorit si pasojë e mosplotësimit të plotë ose të pjesshëm të shërbimeve të përshkruara në kontratë, përvec se kur organizatori mund të provojë që ngjarja varet nga konsumatori (duke perfshirë iniciativat e ndërmarra nga ai vetë në mënyrë të pavarur, gjatë ekzekutimit të shërbimeve turistike) ose mbi ngjarjet që nuk lidhen me ofrimin e shërbimeve të përshkruara në kontratë, ngjarje të rastësishme, aksidente, dukuri të mbinatyrshme, ose nga rrethana që organizatori vet nuk mund ti parashikoj ose zgjidh, mbi bazën e një parimi për kujdesin profesional. Në asnjë rrethanë, shitësi që bën prenotimin e paketës turistike nuk do t’i përgjigjet detyrimeve të organizatorit të udhëtimit. Gjithsesi, shitësi është përgjegjës vetëm për obligimet që vijnë prej aktiviteteve të tij si ndërmjetës, në përputhje me limitet e përgjegjësive të vendosura nga ligjet dhe konventat e lart përmendura. Ne raste falimenti, KINGS TRAVEL ve ne dispozicion asetet e kompanise per demshperblimin e klienteve.  KINGS TRAVEL, është gjithashtu përgjegjës për ruajtjen e fshehtësisë së të dhënave të konsumatorit, vetëm kur ato arrijnë në database dhe jo gjatë transmetimit të tyre.

  1. Kufijtë e kompensimit

Në asnjë rast, kompensimi i organizuesit nuk do të jete me i madh se kompensimi i dëmshpërblimit i percaktuar nga konventa ndërkombëtare, në lidhje me ngjarjet që ndodhen si pasojë e mosplotësimit të përgjegjësive. Në rast të ndryshimit të këtyre konventave ose formulimit të konventave të reja ndërkombetare në lidhje me objektivat e shërbimeve të paketave turistike, limiti i shpërblimit do të jetë në bazë të ligjit ne fuqi, në momentin kur ndodh ngjarja fatkeqe.

  1. Ndihma e Detyruar

Organizatori është i detyruar t’i ofrojë ndihmë konsumatorit, në bazë të parimeve të kujdesit profesional, vetëm në lidhje me detyrimet e veta, ose në bazë të kontratës ose rregullave ligjore. Organizatori dhe shitësi janë të liruar nga përgjegjësitë e tyre, kur ekzekutimi i pasuksesshëm ose i gabuar i kontratës varet nga konsumatori ose nga raste të paparashikuara dhe të paevitueshme të palëve të treta, ose nga nje akt i rastësishëm ose dukuri mbinatyrore ose nga falimentimi i kompanive ajrore, hoteleve, apo kompanive te transportit.

  1. Ankesa dhe akuza

Cdo ekzekutim i pasuksesshëm i kontratës duhet të njoftohet nga konsumatori në atë moment që ndodh. Në këtë mënyrë, organizatori ose përfaqësuesi lokal mund të gjejë menjëherë një kompensim për të. Konsumatori mund të bëjë një ankesë duke i dërguar një letër të regjistruar, me faturë, organizatorit, brënda 10 ditë pune nga data e kthimit në vendin e nisjes. Nëse ankesa bëhet në vendin e ekzekutimit të shërbimeve turistike, organizuesi duhet të ndihmoj konsumatorin në mënyrë që të gjej një zgjidhje optimale. Në të njëjtën mënyrë, edhe nëse ankesa është raportuar në fund të shërbimit, organizatori duhet të ofrojë dhe të garantojë gjithsesi një përgjigje të arsyeshme ndaj kërkesës së konsumatorit.

  1. Sigurimi

Në rast se sigurimi nuk është i përfshirë në çmim, është e mundur para nisjes, dhe është e rekomanduar të bëhet sigurim shëndetësor të vecantë që mbulon shpenzimet që vijnë nga anullimi i paketave turistike, sëmundjeve, aksidenteve ose bagazhit te humbur.

18. Te dhenat personale

KINGS TRAVEL & Tours  sqaron se informacioni i dhene nga ju do te perpunohet sipas qellimit te dhene ose miratimit tuaj ose sipas kushteve te Legjislacionit Shqiptare. Keto te dhena nuk u jepen paleve te treta pa marre miratimin tuaj paraprak ne perputhje me Legjislacioni Shqiptare per mbrojten e te dhenave personale. Cdo Informacion i dhene eshte ne perputhje me Ligjin Shqiptare nr 9887 date 10.03.2008 “Per mbrojtjen e te dhenave personale” si dhe Rregulloreve te tjera shtese. Gjithashtu perdoruesi konfirmon se te dhenat e paraqitura jane autentike dhe te sakta.Ne momentin e depozitimit te ketyre te dhenave, perdoruesi pranon qe keto te dhena te perdoren per qellime te brendshme ne agjensi si dhe pranon perpunimin e tyre. Dhenia e te dhenave personale si  psh e numrit te telefonit personal apo emailit eshte me vullnetin e tij te lire. Agjensia mund të ketë marrë të dhënat tuaja edhe nga ndërmarrje të tjera që e kanë pjesë të veprimtarisë së tyre tregtare grumbullimin dhe shitjen e të dhënave. Njëkohësisht, KINGS TRAVEL ka nevojë të përdorë të dhënat tuaja për të mundësuar këshillimet rreth përdorimit të shërbimeve ndaj jush.
Për t’ju mundësuar shërbime sa më të mira, KINGS TRAVEL, vetëm me pëlqimin tuaj, do të përdorë të dhënat personale për qellime të marketingut direkt sic eshte psh vendosja e fotografive te grupeve apo fotove personale ne faqen e facebook apo ne rrjete te tjera sociale. Ju mund të zgjidhni që të mos kontaktoheni për të gjithë fushën e marketingut direkt ose indirekt ose edhe për kategori të veçanta të tij. Kështu, ju mund të bëni ankesë të veçantë rreth: telefon, direct mail; facebook; e-mail; outbound telemarketing; dhe pjesëmarrjes në kërkim tregu.

Bazuar ne Ligjin nr 9887 date 10.03.2008 perdoruesi nepermjet nje kerkese ka te drejte te shohe te dhenat e tij personale te depozituara ne menyre te vullnetshme ose mund te kerkoje ti korrigjoje ato.

19. Vendi i juridiksionit/ klauzola e arbitrazhit

SHKARKO DOKUMENTIN Download

Mosmarreveshjet nepermjet dy paleve do te zgjidhen me marreveshje te perbashket, ne te kundert kompetenca e zgjidhjes i takon Gjykates se Shkalles se Pare, Tirane.

Loading