Udhetim ne Bukuresht dhe Brasov
- 13-12-2024: 215 €
- 24-12-2024: 289 €
- 24-01-2025: 205 €
- 31-01-2025: 205 €
Dita e Parë:
- Fluturimi Direkt Tiranë - Bukuresht: Nisja më 14:40, mbërritja në Bukuresht në 17:05.
- Transfertë për në Brasov: Udhëtimi zgjat rreth 3 orë.
- Akomodimi: Sistemimi dhe fjetje në hotel në Brasov.
Dita e Dytë:
- Mëngjesi në Hotel.
- Vizitë në Brașov: Vizitë në Kisha Gotike e Zezë, Rrugica e ngushtë Rope Street (Strada Sforii), Poarta Ecaterinei dhe Kisha Biserica Sfântul Nicolae.
- Vizitë në Kështjellën Bran: E famshme për legjendën e Vampirit të Kontit Vlad Tepes (Dracula).
- Vizitë në Kështjellën Peles: Kështjella e Rilindjes së Re, ndërtuar nga Mbreti Carol I.
- Vizitë në Manastirin Snagov: Ku mendohet se është varrosur Dracula.
- Udhëtimi për në Bukuresht: Sistemimi dhe fjetje në hotel në Bukuresht.
Dita e Tretë:
- Mëngjesi në Hotel.
- Vizitë panoramike e Bukureshtit: Holli i Romanian Athenaeum, Pallati Mbretëror, Statuja Ecvestra a Lui Carol I, Sheshi Piaka Revolukiei, Bulevardi Calea Victoriei, Rruga Pasajul Macca-Vilacrosse, Manastiri Stavropoleos, Pallati Parlamentit, Harku i Triumfit, Muzeu i Fshatit, Sheshi i Viktories, Statuja e Naim Frashërit.
- Vizitë në Hotel Continental: Ku Ismail Qemali dhe patriotët e tjerë hartuan Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë.
- Shëtitje në Pedonaljen Liskano: E njohur për bare dhe restorante të famshme.
- Opsionale: Vizitë në Qendrën Therme SPA të Bukureshtit (22 € për person me transfertë të përfshirë).
- Vizitë në Piata Unirii: Me shatërvanet dhe qendrën tregtare Uniiri Shopping Mall.
- Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt:
- Transfertë për në Aeroportin e Bukureshtit.
- Fluturimi për në Tiranë: Nisja më 07:35, mbërritja më 08:05.
Pagesa përfshin:
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion.
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Akomodim në hotel me 3 yje.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x30x20cm. (Shpenzime ekstra për bagazhe më të mëdha).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
- Çdo gjë që nuk është përmendur në këtë program.
Kujdes:
- Oraret e nisjes dhe mbërritjes mund të ndryshojnë nga kompania ajrore, por programi do të zbatohet me korigjime të nevojshme.
- Vonesat mund të ndikojnë në ndalesat dhe udhëtimin.
- Ky është një program ekonomik dhe mund të ketë hotele jashtë qendrës, por do të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Ky program ofron një përvojë të pasur kulturore dhe historike për ata që dëshirojnë të vizitojnë destinacione të famshme rumune si Dracula dhe kështjellat historike.