DATAT E NISJEVE
Nisja: 9 Mars – 299€/P

Nisja: 22 Mars – 319€/P

Nisja: 5 Prill – 399€/P

Nisja: 19 Prill -399€/P

Program
Dita e Parë: Fluturimi nga Tirana për në Napoli. Nisja në orën 10.30. Mbrritja në Napoli në orën 11.50. Transferta për në Hotel. Sistemimi në Hotel. Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj. Mbrritja në Napoli. Fjetje në Hotel.

Dita e DytëMëngjesi në Hotel. Transferta për në port. Nisja me traget për në Ishullin Kapri. Shëtitje panoramike në Ishull, ku vizitohen: Vila Jovis, Kisha Santa Maria, Fari, Vila San Mikele, Kisha e San Michele Arcangelo. Kthimi me traget në Sorrento. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Bazilika Sant Antonio etj. Nisja për në Positano me Autobus. Mbrritja sipër Positanos.  (Kujdes, Autobuzi nuk lejohet të zbresë në qendër, Zbritja bëhet në këmbë.) Shëtitje në Positano, ku vizitohen: Kisha Santa Maria Assunta dhe Porti. Nisja per ne Amalfi me anije. Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso, etj. Vazhdohet Udhëtimi për në Salerno me Autobus. Mbrritja në Salerno: shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Kështjella Arecchi, Katedralja Salernos, Kopshtet Minerva, Katedralja Salernos, Shëtitorja, etj. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Transferta për në Aeroportin e Napolit. Fluturimi Napoli – Tiranë. Nisja nga Napoli në orën 12.25. Mbrritja në Tiranë në orën 13.40

Ne cmim perfshihet: Ne cmim nuk perfshihet:
1. Fluturimi me avion Tiranë – Napolii – Tiranë
2. Udhëtimi me traget  Sorrento – Kapri.
3. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
4. Akomodim në Hotel, 1 natë në Salerno, 1 natë në Sorrento dhe 1 natë në Napoli
5. Mëngjeset në Hotele.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
SHENIM:
Nisjet më datë 9 dhe 23 Mars janë me fluturime: Tiranë – Bari – Tiranë
Vajtje
Nisja në 11.35 – Mbrritja 12.35
Kthim
Nisja në 18.15 – Mbrritja 19.15
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

 

Loading

©2017-2023 KINGS TRAVEL