Plazh në CANJ – BUDVA – KOTOR
** Kotor
** Budva
** Plazhi Mbretereshes
** Ishuli Hawai
MUAJI QERSHORNisje 17 Qershor — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 299 €Nisje 21 Qershor — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 299 €Nisje 25 Qershor — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 319 €
Nisje 29 Qershor — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 319 €
MUAJI KORRIK
Nisje 3 Korrik — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 339 €
Nisje 7 Korrik — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 339 €
Nisje 11 Korrik — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 359 €
Nisje 15 Korrik — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 359 €
Nisje 19 Korrik — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 359 €
Nisje 23 Korrik — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 359 €
Nisje 27 Korrik — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 359 €
MUAJI GUSHT
Nisje 1 Gusht — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 359 €
Nisje 5 Gusht — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 359 €
Nisje 9 Gusht — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 359 €
Nisje 13 Gusht — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 359 €
Nisje 17 Gusht — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 359 €
Nisje 21 Gusht — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 359 €
Nisje 25 Gusht — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 359 €
Nisje 29 Gusht — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 359 €
MUAJI SHTATOR
Nisje 3 Shtator — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 319 €
Nisje 7 Shtator — 5 Ditë (4 Netë) — Çmimi 299 €
Akomodimi në hotel Montenegro 4 Yje ne Canj, buze plazhit!
PROGRAMI I DETAJUAR
DITA 1: Plazh në CANJ
-Nisja nga Tirana në orën 6:00.
-Nisja nga Durresi në orën 5:00.
-Nisja nga Shkodra në orën 7:30
në drejtim të Malit te Zi duke kaluar nga pika kufitare e Muriqanit.
Ndalesë për kafen e mëngjesit pak km pasi të kalojmë doganën dhe më pas vazhdimi udhëtimit për në Canj, në qytezen bregdetare të Malit te Zi.
Plazhi i Canj-it është perla e Rivieres Malazeze. Me një plazh me guraleca dhe ujin e kristalt ngjyre blu të thellë, Canji të ngjason me plazhet e bukura të Jugut tonë si Jal dhe Himar. Një lum që buron nga malet përball depërton në det duke e ndarë në 2 gjysma dhe gjëlberimi rrethuese i jep me shumë bukuri natyres së qytezës Canj.
Akomodimi në hotel dhe kohë e lirë për plazh.
Darka në restorantin e hotelit.
DITA 2: Plazh në Canj ose në Plazhin e Mbretëreshës
Kohë e lirë për plazh në detin e kristalt.
*OPSIONALE: Plazhi i Mbretëreshës, i cili mund të arrihet vetëm ma varka dhe kushton 5€. Varkat nisen cdo 30 minuta nga moli i Canjit
Plazhi i mbretëreshës në Canj, është një gji i virgjër me një bukuri të rrallë, një plazh unikal i Rivierës Malazeze që duhet të vizitohet nga ju.
Në mbrëmje mund të shëtisni në bulevardin buze detit të Canj duke frekuentuar lokalet dhe baret e zonës.
Për rezervimin e varkave, guida do të jetë në dispozicionin tuaj.
DITA 3: Plazh në Canj ose Ekskursion në Budva – ishulli Hawai.
Kohë e lirë për plazh në Canj në detin e kristalt.
*Ekskursion: Vizitë në Budva dhe Plazh në ishullin Hawau. (Transporti Canj – Budva – Canj i përfshirë në cmim).
Pas mëngjesit në hotel do të udhëtojmë drejt Budvas, qyteti më i kërkuar turistik i bregdetit të Malit të Zi, ku nga bulevardi Slovenska Plaza lundrojmë për në ishulli Shen Nikolla (trageti ekstra pagesë 5 euro vajtije – ardhje), i cilësuar ndryshe edhe si Ishulli “HAWAI”.
Kohë e lirë për plazh në ishull.
Pas kohës së plazhit kthimi në Budva ku vizitojmë Kalanë, Qytetit e Vjetër dhe Portin e Jahteve.
Pas vizitës në Budva kthimi në hotel.
Darka në restorantin e hotelit.
DITA 4:Plazh në Canj dhe Ekskursion në Kotor
Kohe e lire per plazh ne Canj ne detin e kristalt.
*Ekskursion: Vizitë në Kotor pasdite. (Transporti i përfshirë në cmim).
Pas dreke rreth orës 15:00 udhëtojmë drejt qytetit të Kotorit. Në shoqërinë e guidës vizitojmë kalanë trekëndore të Kotorit, duke përshkruar qytetin e vjetër. Do të sodisim shtëpi të ndryshme në brëndësi të kalasë me stema familjesh feduale të gdhendura në portat e tyre, dhe katedralen e bukur të Kotorit. Shëtitjen në qytetin e vjetër e vazhdojmë duke ecur mbi muret e kalase ose duke u ngjitur në shtegun që të drejton në majen më të lartë të Kalase ku ndodhet citadela, pallati mbreteror i sunduesëve të Kotorit (nder të përmendim edhe mbretëreshën ilira Teuta).
Sipas dëshirës së grupit mund të organizojmë shëtitje me varka në gjirin e Kotorit.
Pas vizitës në Kotor kthimi në hotel.
Darka në restorantin e hotelit.
DITA 5: Plazh në CANJ
Kohë e lirë për plazh në Canj deri në orën 15:00.
Nisja më pas për në Shkodër, Tiranë, Durrës.
NË ÇMIM PËRFSHIHET
1. Akomodimin për 4 netë në hotel Montenegro Canj 4 Yje
2. Shërbimi mëngjesit bufe
3. Shërbimi darkës bufe
3. Përdorimi i pishinës së jashtme të hotelit
4. Transporti në Canj, Budva, Kotor sipas programit
5. Asistenca nga guida për ekskursionet
NË ÇMIM NUK PËRFSHIHET
a. Drekat
b. Shezllonet e plazhit
c. Ekskursionet Opsionale me anije (në ishullin Hawai & plazhin e Mbretëreshës)
d. Taksa turistike 1,5 euro personi
SHENIME:
►Duhet të dini se:
DOGANA
➤ Për kalimin e doganës ju nevojitet pashaportë ose kartë Identitetit me vlefshmëri minimumi 3 muaj.
➤Per tu bere pjesemarres ne ekskursionin e Dubrovnik, ju nevojitet pasaporte me vlefshmëri minimumi 6 muaj.
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 11.99 vjeç per akomodim me 2 te rritur ne dhome përfitojnë 30% ulje
——————————————————
EKSKURSIONET
➤ Për realizimin e ekskursioneve duhet plotësohet një minimum për 25 persona për realizimin e tyre
——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
►Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmeria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjeter lokal mund te ndryshojne dhe jane pergjegjesi e vete Operatoreve Lokale qe mundesojne keto shitje.
Per cdo ndryshim ne lidhje me keto aktivitete, klienti lajmerohet perpara kryerjes se sherbimit.
You must be logged in to post a comment.