UDHËTIM NË AMSTERDAM – 369€/P
UDHËTIM NË AMSTERDAM – 369€/p
DATAT E NISJEVE
Nisja: 1 Mars – 369€/P
Nisja:7 Mars – 399€/P
DETAJET E TURIT
Dita e Parë : Fluturimi direkt Tiranë – Eindhoven. Nisja në orën 06:55. Mbrritja në Eindhoven në orën 09.55. Transferimi me Autobus në Utrecht. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Qytetit. Vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit. Duke udhëtuar me autobus do te keni mundësinë te vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Magna. Vizitë në muzeun Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me kembanat e tyre te shek 16 dhe 17. Pasdite e lirë për të vizituar qendrat komerciale të Amsterdamit.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjeratë këtyre qyteteve. Kthimi në Amsterdam.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja per në aeroport. Fluturimi me avion direkt në orën 10:30. Mbrritja në Tiranë në orën 13:00.
Në pagesë përfshihen:
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Akomodim në hotel për 3 net qëndrimi.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 23cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Kujdes:
- Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
- Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
- Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.