PLAZH Ne KORFUZ – Messonghi Beach Holiday Resort 4⭐ – 7 Dite (6 Nete) All Inclusive

  • ????7 Dite Plazh në Messonghi Beach Resort 4 Yje në shërbimin All Inclusive + Transporti + Ekskursione.

    ????Ekskursione cdo ditë për të vizituar plazhe të ndryshme të Korfuzit si:
    ** Paleokastrica
    ** Lundrim me traget dhe shëtitje në ishujt Paxos – Antipaxos
    ** Tur qyteti në Këlkyrë

    MUAJI KORRIK
    Nisje 10 Korrik — 7 Dite (6 Nete) — Cmimi 625 €
    Nisje 17 Korrik — 7 Dite (6 Nete) — Cmimi 625 €
    Nisje 24 Korrik — 7 Dite (6 Nete) — Cmimi 625 €
    Nisje 31 Korrik — 7 Dite (6 Nete) — Cmimi 625 €MUAJI GUSHT
    Nisje 7 Gusht — 7 Dite (6 Nete) — Sold Out
    Nisje 14 Gusht — 7 Dite (6 Nete) — Cmimi 625 €
    Nisje 21 Gusht — 7 Dite (6 Nete) — Cmimi 625 €
    Nisje 28 Gusht — 7 Dite (6 Nete) — Cmimi 575 €

     

    PERSHKRIMI RESORTIT

    Të gjitha godinat e Messonghi Beach Resort ku realizohet akomodimi janë ndërtuar midis kopshteve dhe lëndinave që zbresin në një plazh me rërë.
    Dhomat janë të gjitha të pajisur me ajër të kondicionuar, kanë një TV satelitor, minibar dhe banjo private me dush dhe tharëse flokësh.
    Çadrat e plazhit në pronësi të hotelit janë shpërndarë përgjatë plazhit dhe gjithashtu në pishinat e hotelit.
    Kompleksi përbëhet nga 3 pishina të hapura noti (2 pishina për të rritur dhe 1 mini akuapark), disa bare, një bar plazhi, 2 restorante, një restorant në plazh që shërben snacks, një klub nate, disa dyqane, një qendër konferencash, fusha sporti dhe një qendër SPA.
    Parkim falas i automojeteve private është e mundur në parkimin e resortit.

    DITA 1:

    *Nisje në orën 00:10 në drejtim të Igumenicës. Pas një pushimi për mëngjes vazhdojmë rrugëtimin duke kaluar nga dogana e Qafë Botë. Më pas me traget nga porti Igumenicëes udhëtojmë drejt Korfuzit, lundrim i cili zgjat 1 orë e 30 minuta.
    *Mbërritja në Korfuz dhe transferta për në Messonghi Beach Resort 4 Yje superior (20 km larg qytetit Këlkyra).
    Në recepsionin e hotelit guida (shoqëruesi) do ju asistoj në procedurat e check in-it dhe akomodimit në dhoma.
    Kohë e lirë për plazh në shërbimin All Inclusive të hotelit, duke përdorur plazhin, pishinat dhe akuaparkun e hotelit.
    Gjatë qëndrimit tuaj në Messonghi Beach Resort, guida e agjensisë do të jetë në asistencën tuaj cdo ditë duke u kujdesuar për kërkesat tuaja.
    Informacion: Guidën  mund ta gjeni në cdo moment në hollin e resortit në hapsirën e dedikuar për agjensinë tonë.

     

    DITA 2:

    Kohë e lirë për plazh dhe argëtim në ambjentet e resortit në shërbimin All Inclusive.

     

    DITA 3: 

    Kohë e lirë për plazh dhe argëtim në ambjentet e resortit në shërbimin All Inclusive.

    *OPSIONALEEkskursion në ishujt Paxos – Antipaxos me traget  ( Cmimi për person 30€ transferta + guida + bileta e tragetit).
    Pas mëngjesit në hotel, kjo ditë do të jetë e dedikuar për të vizituar ishujt Paxos – Antipaxos.
    Në orën 8:00 do të largohemi nga hoteli në shoqërinë e guidës për të udhëtuar për në portin kryesor të Korfuzit ku do të startojmë udhëtimin me anije për të bërë vizitë dhe plazh në ishujt fantastik PAXOS – ANTIPAXOS. Ne kete shetitje te mrekullueshme do te kemi mundesi te bejme vizite ne shpellat blu te Ipapajas dhe Ahai .
    Vizite Panoramike ne shkembinjte e bardhe te Erimitis. Plazh ne ujerat fantastike te Antipaxos ne Paradise Beach . Me pas ndalese ne fshatin Gaios per plazh, shetitje  dhe konsumimin e drekes.
    Kthimi ne port pasdite rreth ores 19:00 dhe me pas kthimi ne hotel per te shijuar darken.

     

    DITA 4:

    Kohe e lire per plazh ne ambjentet e resortit në shërbimin All Inclusive.

    *OPSIONALE: Ekskursion ne plazhin e famshem Paleokastritsa (perfshire ne cmimin e paketes)
    Pas mengjesit ne hotel, ne shoqerine  e guides nisemi nga hotelit per ne Vizine Paleokastritsa
    Gjate rruges ndales ne fabriken e pijeve dhe likereve ” Koum Kouat”.
    Qendrimi per plazh deri ne pasdite dhe sipas deshires vizite ne akuariumin & manastirin e Paleokastritses .
    Kthimi ne hotel per darken.

     

    DITA 5:

    Kohe e lire per plazh dhe argetim ne ambjentet e resortit ne sherbimin All Inclusive.

    .

    DITA 6:

    Kohe e lire per plazh dhe argetim ne ambjentet e resortit ne sherbimin All Inclusive.

    *OPSIONALE: Ekskursion ne qytetin e Kelkyres.
    Pasdite ne shoqerine e guides nisemi nga hoteli drejt qytetit Kelkyra (qyteti kryesor i Korfuzit) per te vizituar Sheshi Venecian( i cilesuar si nje nga sheshet me te medha ne Greqi ) , Kalaja e vjeter Paleo Frouria etj.
    Qendrimi ne Kelkyre deri ne mbremje dhe kthimi ne hotel per darken.

     

    DITA 7:

    Kohe e lire per plazh deri ne oren 12:00.
    Largimi nga hotelit dhe nisja drejt Shqiperise.
    Lundrimi me traget nga Kelkyra ne drejtim te Igumenices. Pas mberritjet ne portin e Igumenices nisja drejt Tiranes dhe mberritja ne mbremje.

    PERFSHIHET:

    1) Akomodimi për 6 netë në Messonghi Beach Holiday Resort 4 Yje Superior, buzë plazhit.
    2) Shërbimi All Inclusive në resort.
    3) Shezllonet e Pishines.
    4) Asistenca me guidë (shoqërues) shqiptar gjatë qëndrimit në resort.
    5) Transferta Tiranë – Korfuz – Tiranë.
    6) Bileta e tragetit Igumenicë – Korfuz – Igumenicë.
    7) Ekskursioni në plazhin Paleokastrica (transferta).
    8) Ekskursioni në qytetin e Këlkyrës (transferte + guide).

    NUK PERFSHIHET:

    1) Taksa turistike 3€ dhoma për natë e cila paguhet në recepsion.
    2) Shezllonet e Plazhit fillon nga 6€ dita (cadra + 2 shtretër).
    3) Ekskursioni opsionalë në ishujt Paxos – Anti Paxos.

    SHENIM:

    Duhet të dini se:
    ????????????

    Nisja do të bëhet si më poshtë:
    ➤ TIRANË: Ora 00:10 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar).
    ➤ DURRËS: Ora 00:50 nga Plepat.
    ——————————————————
    POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
    ➤ Fëmija i parë në moshën 0 – 11.99 vjeç paguan 200€
    ➤ Fëmija i dytë në moshën 0 – 11.99 vjeç paguan 350€

    Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetem nese femijet akomodohen ne dhome me 2 te rritur.
    ——————————————————
    SHERBIMI ALL INCLUSIVE
    ➤ MENGJESI: 7:00 – 9:30.
    ➤ APERITIV: 10:30 – 12:00 (kafe, caj, ëmbëlsira dhe biskota).
    ➤ DREKA 12:30 – 14:30.
    ➤ APERITIV: 16:00 – 18:00 (kafe, caj, ëmbëlsira dhe biskota).
    ➤ DARKA: 18:00 – 20:00.
    Gjatë shijimit  të vakteve (mëngjes + drekë + darkë) shërbehet birrë kriko, verë, pije j0-alkolike, ujë mineral.
    ➤ PIJET E NGROHTA, PIJET E FTOHTA  (Alkoolike & Jo-Alkoolike), AKULLORE: 10:00 – 23:00.
    PIJET E NGROHTA: Kafe Filtër dhe Caj.
    PIJET E FTOHTA: Birre Kriko, Vere, pije jo-alkolie, pijet alkolike vendase.
    (**Kafe ekspres, kapucino, nescafe, kafe fredo, ujë mineral me shishe, nuk janë të përfshira në shërbimin e All Inclusive por janë me pagesë ekstra).
    ➤ Check in në Hotel bëhet pas orës 14:00.
    ➤ Check out në Hotel bëhet jo më vonë se ora 11:00.
    ➤ Shërbimi fillon me Drekën e Ditës së Parë dhe përfundon me Mëngjesin e Ditës së fundit.
    ➤Wireless është i përfshirë në shërbimin e All Inclusive.

    ——————————————————
    DOGANA
    ➤ Hyrja në shtetin e Greqisë mund të realizohet vetëm me pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj.

    ——————————————————
    INFORMACIONE

    ► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
    ► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
    ► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
    ► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
    ► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
    ► Cmimet dhe disponueshmeria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjeter lokal mund te ndryshojne dhe jane pergjegjesi e vete Operatoreve Lokale qe mundesojne keto shitje.
    Per cdo ndryshim ne lidhje me keto aktivitete, klienti lajmerohet perpara kryerjes se sherbimit.

Loading

Leave a Reply

Note: Comments on the web site reflect the views of their authors, and not necessarily the views of the bookyourtravel internet portal. You are requested to refrain from insults, swearing and vulgar expression. We reserve the right to delete any comment without notice or explanations.

Your email address will not be published. Required fields are signed with *

©2017-2023 KINGS TRAVEL